29 Mars 2024

Shfaqet Premiera e filmit dokumentar "Përtej Territ"

Prishtinë, 29 nëntror - Sot në Kino Armata do të shfaqet premiera e filmit të parë dokumentar të metrazhit të shkurtër “Përtej Territ” të autorës Donjeta Mejtani që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave.

Tri gra të guximshme kosovare rrëfejnë historitë e jetës së tyre se si i mbijetuan abuzimeve e dhunës, mirëpo rastet e tyre mbesin të neglizhuara ndër vite dhe të pazgjidhura si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës.

Ndërkohë që akoma presin ndihmën që u takon, ato japin detaje të luftës së tyre për shpëtim dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend.

Megjithatë, për të ngritur zërin hapurazi rreth sfidave nëpër të cilat kaluan, u kërkua guxim, dhe ato shpresojnë se guximi i tyre për të dalë prej territ në dritë do të ketë jehonë në shoqërinë dhe institucionet kosovare.

Pas filmit do të ketë panel diskutimi, i hapur për pyetje, ku do të marrë pjesë edhe njëra nga personazhet në film, e mbijetuar e dhunës në familje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)