16 Prill 2024

Rikthehet në Prizren Festivali për Fëmijë “Fluturat”

Prizren, 10 gusht - Që nga viti 2001 në Prizren organizohej Festivali i Këngëve për Fëmijë “Fluturat”. Festivali u organzura deri në vitin 2017. Nëpër këtë festival parakaluan fëmijë të talentuar, të cilët u bënë emra në muzikën shqiptare.  Sivjet rikthehete ky festival pasi Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ka dhënë shoqatës joqeveritare “I-Helix”.

“Festivali mori jehonën e një festivali mbarëkombëtarë dhe joshte edhe fëmijë nga e gjithë gjeografia shqiptare. Nëpër vite e bëri festivalin të jehonë anë e kënd trojeve shqiptare dhe e fitoi respektine të gjithë artdashësve për vlerat me të cilat përfaqësohej” tha Bukurie Krasniqi drejtoreshw e OJQ “I – Helix”.

Para katër vitesh Festivali u ndërpre. Pa ndonjë arsyetim, pa ndonjë vendim, në heshtje e ndalën Festivalin për fëmijë “Fluturat”. Jonatyrshëm fëmijëve iu mohua e drejta që ta kenë Festivalin e tyre.

“Kryetari aktual Shaqir Totaj premtoi se do ta rikthejë Festivalin “Flutuarat”, dhe e mbajti fjalën”, tha Bukurie Krasniqi.

Festivali këtë vit rikthehet në skenë. Shaqir Totaj kryetar i Prizrenit ka vendosur ta rikthej Festivalin dhe ia ka besuar Shoqatës joqeveritare “I -Helix”, e cila i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Festivalit “Fluturat” i cili kët vit do të mbahet në muajin shtator.

“I - Helix” këto ditë do ta bëjë shpalljen e konkursit për këngë, të cilat do të marrin pjesë në Festivalin e sivjemë. Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 18 këngëve konkuruese  nga të cilat në mbrëmjen në të cilën do të mbahet Fetsivali do të shpapllen më  të mirët” tha Bukurie Krasniqi.

Festivali I këngës për fëmijë “Fluturat” po i kthehet Prizrenit.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)