27 Korrik 2021

Promovohet libri “Arsimi në demokracinë e brishtë“ i profesor Bardhyl Musai

Gjilan, 17 qershor - Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u bë promovimi i veprës “Arsimi në demokracinë e brishtë” i autorit Prof. Dr. Bardhyl Musai. Aktivitetin e këtij promovimi e shpalli të hapur dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Merxhan Avdyli.

Ai e falënderoi autorin e veprës Prof. Dr. Bardhyl Musai për gatishmërinë që ka treguar për të bërë promovimin e veprës së tij në UKZ-së.

Duke folur për librin “Arsimi në demokracinë e brishtë”, Dekani tha se promovimi  nxjerr në pah arritjet e autorit, derisa ka shtuar se vepra në fjalë është një vështrim përmbledhës i ecurisë dhe përvojës së autorit në fushën e arsimit, dëshmi e kontributit dhe rolit modest që ka patur në zhvillimin e tij në këto tri dekadat e fundit. Dekani Merxhan  Avdyli pos tjerash ka thënë se libri është një shkrim me vlera të mëdha shkencore, pedagogjike, metodike e didaktike ku jep edhe detaje dhe sqarime të mirëfillta jo vetëm për politikën arsimore por edhe për shumë tematika dhe çështje të tjera të rëndësishme arsimore që tek lexuesi zgjojnë kureshtje, interes për të mësuar diçka më shumë në këtë drejtim.

Rreth librit ka folur edhe profesori i Fakultetit të Edukimit në UKZ  Mensur Neziri, i cili   tha se teksti i librit është mjaft praktik, dhe mund të ju shërbej studentëve.

Kurse profesori Sabri Tahiri, gjithashtu duke folur për librin, ka thëne se autori ka paraqitur demokracinë e brishte që ka kaluar arsimi në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka thënë se autori ka bërë një evokim të shkëlqyer ngjarjesh dhe procesesh që kryesisht tregojnë për brengën e autorit e që në parim më e rëndësishme është arsimi dhe zhvillimet në lidhje me të në realitetin socio-politik në viset shqiptare, më saktë në Republikën e Shqipërisë por edhe Kosovës.

Për librin ka fulur edhe eksperti i arsimit Halim Hyseni.

Autori i librit Bardhyl Musai në fjalën e tij falënderoi Universitetin Publik “Kadri Zeka” për nderin që i kanë bërë duke shpresuar se ky libër në të ardhmen do t’u shërbejë të gjithë studiuesve. Autori tha se e ka  sjell këtë libër ndryshe nga librat e tjerë që janë shkruar më parë. Në libër autori tha se është që në konceptin e tij, intelektuali në shoqëri është një person që nuk pajtohet gjithmonë me shtetin, me qeverinë.

Këtë libër autori thotë se e  ka shkruar për të nxjerrë në pah periudhat më dinamike të zhvillimit të arsimit pas vendosjes së demokracisë, e cila ende sot është e brishtë.

Brendia e librit strukturohet në mënyrë tematike e kronologjike. Të pranishme në të janë 12 tema, për të cilat autori ka qenë i përfshirë dhe ka kontribuar. Brenda çdo teme ka një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve, të cilat ka qenë i prirur t’i përshkruajë me vërtetësi e t’i analizojë, duke sjellë dokumente origjinale të kohës kur janë shkruar. Në fund të çdo kapitulli ka faksimile nga shtypi dhe të botimeve të fushës.

Burim frymëzimi në përgatitjen e këtij libri kanë qenë qindra e mijëra njerëz, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, në trojet shqiptare dhe në shumë vende të botës, ka thënë autori Bardhyl Musai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00)