29 Mars 2024

Promovohen dy romane të Zejnullah Rrahmanit

Prishtinë, 23 shtator - Me rastin e 70-të vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani u promovuan dy libra të sapobotuar, përkatësisht dy romane të këtij autori, njëri me titull “Djemtë e Ballofcit” dhe romani tjetër me titull “Deti i Zi”.

Në promovim morën pjesë shumë personalitete të arsimit, shkencës, artit dhe kulturës, ndërsa organizatorë të këtij promovimi ishin Shtëpia Botuese “Faik Konica” nga Prishtina dhe Shtëpia Botuese “Onufri” nga Tirana. Promovimin e moderoi shkëlqyeshëm moderatorja Mimoza Hasani Pllana.

Për dy romanet e Zejnullah Rrahmanit, “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi” referuan Ali Aliu, Sabri Hamiti, Nysret Krasniqi, Xhavit Beqiri, Bujar Hudhri, Avdi Visoka, Meliza Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Kujtim Shala dhe Nazmi Rrahmani.

Në fund foli edhe autori i dy romaneve të sipërpërmendura, Zejnullah Rrahmani, i cili përshkroi kohët dhe rrethanat, madje edhe ato familjare, për shkrimet e tij letrare. Në fund të promovimit për pjesëmarrësit u mbajt një koktej nderimi në holin e Bibliotekës. /Ahmet Pllana


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)