10 Maj 2021

Përmbyllet Architech Festival

Prishtinë, 15 dhjetor - Në përmbylljen e Architech Festival do të promovohet botimi i katalogut si produk i “Architech Festival” i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit.  

Architech Festival është realizuar gjatë periudhes Gusht- Nëntor 2020. Ky festival kishte për qellim të sjell në fokus dhe te trajtojn hapësirat publike dhe pronat e përbashkëta koektive, objektet e braktisuna me qëllim të vetëdijësimit publik dhe përfshirjes së qytetarëve në ridizajnimin e hapësirave publike.

Ndër të tjera ky festival përkrahu fuqizimin e të rinjëve në fusha profesionale, të rinjë të cilët kan përfunduar studimet e nivelit master jasht vendit mentoruan duke sjellë metodologji dhe qasje të re dhe duke shkëmbim përvojash tek gjeneratat e reja.

Në event do të shpalosen 9 projekte, të projektuara gjatë 3 punëtorive, të mbajtuara në periudhë tre mujore të mbajtjes së “Architech Festival”.

Këto projekte do të prezentohen direkt nga pjesëmarrësit e punëtorive, të cilët do të prezentojne  propozimet e tyre, lokacionet e trajtuara, analizat e pyetësorët e realizuar, punën në teren, intervistat me banorët dhe arkitekturen inovative të përdorur.

Të gjitha projektet do të prezentohen para jurisë profesioniste e cila pastaj do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekteve më të mira, nga një prej secilës punëtori, të cilat pastaj do të implementohen në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Gjatë ceremonisë do të ketë fjalë rasti nga  Drejtoresha e Festivalit, përfaqësuesit e Kuvendit Rinor të Prishtinës, zyrtarë komunal, do të ndahen certifikat për pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen 3 projektet më të mira të festivalit për implementim.

 Ky projekt u implementua nga Kuvendi Rinor i Prishtinës dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)