28 Mars 2024

Nora Istrefi, aksident me makinë në Tiranë

Tiranë, 12 shkurt - Nuk ka qenë aspak e këndshme vizita e fundit e Nora Istrefit në Tiranë. Teksa po bënte një xhiro me makinë në zonën e ish-Bllokut, ajo është përplasur me një vajzë tjetër nga kryeqyteti.

Aksidenti u bë shkak për një debat mes tyre, madje këngëtarja nuk ka kërkuar aspak falje, por i ka thënë asaj se ishte artiste, ishte pikërisht Nora Istrefi.

Por, vajzës së aksidentuar nuk i ka bërë aspak përshtypje ky fakt, por i ka kërkuar këngëtares që t’i paguante dëmin, ndryshe do të lajmëronte policinë.

Më në fund Nora është dorëzuar, pasi e dinte se ishte fajtore në incident. Kjo nuk është hera e parë për Norën, pasi në Prishtinë, policia e ka gjobitur disa herë për shpejtësi të lartë dhe parkim të gabuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)