28 Mars 2024

Në kërkim të Venerës nga Norika Sefa në Festivalin e Roterdamit

Prishtinë, 22 dhjetor - Filmi i metrazhit të gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, do t’a ketë premierën botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë Kosovar që merr pjesë në këtë festival, ndër më të mëdhenjtë ndërkombëtarë.

“Nga një takim i çuditshëm, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e sajë patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kurreshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë. Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shprehë një sens absurd të jetës: Me njerëz që fshehin një botë me emocione - nga poshtërimi, faji e zhgënjimi. "Unë kurrë nuk i kam parë prindërit e mi të puthen" - thotë Venera.

”Festivali i Rotterdamit ka qenë targeti ynë! Kjo është një nismë shumë e bukur për filmin. Sot, unë po du me i falenderu nga zemra të gjithë ekipën për punën e palodhshme, dedikimin, e dashninë për këtë film. Ndihem me fat që kam pas rastin me punu me ju, edhe që po e ndajmë diçka të bukur sot.” u shpreh regjisorja Norika Sefa.

“Është një lajm i jazhtëzakonshëm për të gjithë ekipin, kinematografinë tonë dhe veçanarisht për Norikën dhe mua si filmëbërës të rinjë. Një motiv i madh për të punuar tutje. Kam besuar shumë në vizionin e Norikës dhe nuk kemi kursyer në asgjë për t‘a realizuar filmin sa më mirë që mundemi.”- u shpreh producenti Besnik Krapi.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)