20 Prill 2024

Ndahen çmimet për fotografitë fituese në garën #fajiikorrupsionit 2022

Prishtinë, 9 dhjetor - KDI, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë fituese të garës #fajiikorrupsionit, për vitin 2022.

Ky është viti i tetë që KDI organizon këtë garë, me qëllim që të nxisë pjesëmarrjen e publikut të gjerë në luftën kundër korrupsionit, duke i ofruar një hapësirë qytetarëve për të ndarë perspektivat e tyre për korrupsionin në formë alternative - përmes fotografive.

Ndonëse lufta kundër korrupsionit shpeshherë i atribuohet vetëm pushtetit, janë pikërisht qytetarët ata që e paguajnë çmimin e pasojave të korrupsionit - duke marrë shërbime të dobëta, duke mos pasur qasje në drejtësi, duke mos pasur punë, e mirëqenie, e duke e vuajtur pabarazinë. E fotografitë që vijnë në adresë të KDI-së çdo vit, arrijnë të kornizojnë shumë nga këto probleme që pikërisht derivojnë nga korrupsioni.

Fotografitë që vijnë në adresë të KDI-së çdo vit, arrijnë të kornizojnë shumë probleme që derivojnë nga korrupsioni, nga keqqeverisja, nga neglizhenca, mungesa e solidaritetit njerëzor e mungesa e ndjesisë për atë që është publike.

Gjatë prezantimit, Albesa Humolli nga KDI tha se "duke e shkrepur një fotografi të një objekti në rrugën tuaj, ju keni arritë të shpërfaqni ndërtimet e egra dhe mungesën e sigurisë në vendin e punës. Duke shkrepur një tjetër gjatë rrugës për në shkollë, ju keni arritë të nxjerrni në shesh deponitë e gurthyesit ilegalë në komunat tuaja. E shumë nga ju jeni motivuar të shkoni edhe më larg  për të dokumetuar zhveshjen nga përgjegjësia institucionale e shoqërore për objektet e trashëgimisë kulturore, për rrugët, për atë që është publike dhe n’a përket të gjithë neve. Përmes fotografive ju po kërkoni llogari dhe po i kërkoni përgjegjësit e korrupsionit".

Ajo potencoi se" lufta ndaj korrupsionit duhet të fillojë me kërkim të llogarisë ndaj vetvetes, ndaj familjes, institucioneve, bizneseve e shoqërisë. Nuk mjaftojnë vetëm ligjet e mira, nevojitet përkushtim i përbashkët, integritet e veprim"

Këtë vit në fotogarë janë pranuar mbi 60 fotografi nga qytetarët, të cilat kanë shfaqur pasojat e korrupsionit në Kosovë. Fotografitë më të mira në fotogarën për vitin 2022, u shpallën:

- 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 parë: 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐁𝐮𝐛𝐥𝐚𝐤𝐮
- 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐝ytë: 𝐈𝐫𝐟𝐚𝐧 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐪𝐢
- 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 i tretë: 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)