20 Prill 2024

Muzeu i Kosovës pasurohet me “Veshjen e Rrafshit të Dukagjinit”

Prishtinë, 4 gusht - Në kuadër të pasurimit të fondit muzeor, Muzeut të Kosovës sot i është dhuruar “Veshja e Rrafshit të Dukagjinit”, veshje kombëtare e njohur si “Vesha e katunit”, punuar nga Zejnepe Demaj-Beqiraj.

Vesha është punë dore e punuar në tërësi me kërrabëz dhe gjilpërë, e cila është punuar në vitet 1965-66 të shekullit 20, kur autorja e kësaj veshjeje ishte 21 vjeçe.

Veshën, ministres Vlora Dumoshi ia dorëzoi e bija e autores, Gjylshane Beqiraj. Me këtë rast, ministrja e vlerësoi këtë si një gjest të madh nga ana e familjes së zonjës Zejnepe, që punën e saj t’ia dorëzojë institucioneve.

“Ne si ministri në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës do të kujdesemi për veshjen në fjalë që ajo të ketë hapësirën e përshtatshme për ekspozim ashtu që të prezantojë kulturën tonë, punën e nënave tona”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi u shpreh se rastet e këtilla kur qytetarët mendojnë për forcimin e institucioneve meritojnë falënderim dhe mirënjohjen më të madhe të mundshme.

Zejnepe Demaj-Beqiraj ka lindur me 25 qershor 1945, në Radavc të Pejës. Në vitin 1965-1966 ishte gati 21 vjeçe, e fejuar në fshatin Staradran të Istogut dhe bëhej gati për martese. Në këtë periudhë e ka punuar këtë veshje kombëtare, e njohur si “Veshja e Rrafshit te Dukagjinit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)