28 Mars 2024

Mjeku i Xheksonit akuzohet për vrasje paparamendim

Los Angelos, 4 shkurt - Mjeku personal i pop-yllit Majkëll Xhekson do të akuzohet për vrasje paparamendim, lajmëruan mediumet botërore. Mjeku Konrad Murej vendosi t’u dorëzohet autoriteteve dhe të dalë para gjykatësit hetues, deklaroi avokati i tij Edvard Çernov.
 
Ai potencoi se Murej fare nuk fshihet dhe se është i gatshëm të paraqitet para gjykatësit hetues i cili, sipas dëshmive të shpalosura, do të vërtetojë nëse Murej duhet të akuzohet dhe t’i nënshtrohet gjykimit.
 
Patologu i cili bëri kontrollimin e kufomës së Majkëll Xheksonit si arsyje për vdekjen theksoi vrasjen, gjegjësisht helmim me sasi të madhe të anestetik propofol.
 
Kjo substancë krijon varësi dhe futet në mënyrë intervenoze, ndërsa më së shpeshti si terapi jepet në kushte spitalore, e jo në ato shtëpiake, kumtoi patologu. Ai konfirmoi se në kufomën e Xheksonit është gjetur edhe koktej i barnave tjera si lorazepam dhe valium.
 
Murej mbrohet se nuk i rekomanduar Majkëll Xheksonit asgjë që do të mund ta vriste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)