10 Maj 2021

Ministrja e Kulturës ndau mirënjohje për vullnetarët e vitit

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me shefin e UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin, kanë ndarë sot mirënjohje për vullnetarët e vitit.
 
Me këtë rast, ministrja Dumoshi u shpreh e lumtur që sot së bashku me shefin e zyrës së UNICEF-it z.Murat Sahin po ndajnë mirënjohje për vullnetarët e vitit.

Ajo gjithashtu tha se me UNICEF-in ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe e falënderoi Sahin që po i ndihmon të rinjtë me anë të programeve të shkëlqyera të cilat i dedikohen rinisë së vendit tonë.

Tutje ministrja Dumoshi tha se sot është ditë e veçantë sepse ju kemi juve vullnetarët këtu.

''Për të pasur emrin vullnetar është një humanitet i cili buron nga shpirti për t’i ndihmuar të tjerët. Kosova  së bashku me UNICEF-in  dhe organizatat e tjera e ka instaluar me udhëzim administrativ këtë rregull për shpërblimin e punës tuaj.''

''Shpërblimi është mbase vetëm një kujdes ndaj punës tuaj por shpirti dhe humanizmi që e tregoni dhe e shpërfaqni ndaj njerëzve që kanë nevojë e sidomos këtë vit në këtë kohë pandemie kur jeni angazhuar për t’i ndihmuar të tjerët kjo do të thotë shume për ju.”

Ministrja Dumoshi i inkurajoi të rinjtë që të bëjnë punë vullnetare dhe tha se e ka nënshkruar projektligjin për rini dhe se beson që ky ligj do të kalojë në Qeveri dhe pastaj edhe në Kuvend dhe me anë të tij puna vullnetare do të njihet si përvojë e punës.
 
Ndërkaq shefi i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin e përgëzoj ministren Dumoshi për punën dhe angazhimin e saj në fushën e rinisë.

Ai tha se kanë të regjistruar 10 mijë vullnetarë, duke shquar se rinia duhet të jetë lidere për të bërë ndryshime në shoqëri.

“Ju përgëzoj për punën që po e bëni si ministre sidomos në agjendën rinore. Ka qenë kënaqësi me qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Po ashtu për faktin që kemi rreth 10 mijë vullnetarë të regjistruar. Unë konsideroj që rinia sot ka vullnetin të jetë pjesë e komunitetit dhe lidere për të bërë ndryshimin në shoqëri”.

Vullnetarëve që u ndanë mirënjohje janë: Elsa Haxhija, Lea Noberdaliu, Anida Gjurgjiali, Agon Goqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)