28 Mars 2024

Ministrja Dumoshi takoi ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze

Prishtinë, 26 nëntor - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutoi për çështje dhe tema që janë të interesit dypalësh, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në fushat që janë në domenin e ministrisë.

Ministrja Dumoshi e falënderoi Ambasadorin Bencze për vizitën, dhe u shpreh se MKRS-ja është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.

Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe u shpreh se Hungaria është dëshiron që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe në këtë rast, me ministrinë në veçanti për të finalizuar iniciativa dhe realizuar projekte që janë në interesin e dyanshëm. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)