29 Mars 2024

Komuna e Gjilanit zgjedh më të mirët e vitit 2022 në Kulturë, Rini dhe Sport

Gjilan, 23 dhjetor - Komuna e Gjilanit ka zgjedhur më mirët në Kulturë, Rini dhe Sport, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni ka deklaruar se sivjet Komuna ka përcaktuar edhe një lloj motivimi financiar për më të mirët e që ka munguar më herët, duke shtuar se nga viti i ardhshëm do të jepen edhe bursa për sportistët e dalluar.

“Do të mbështeten edhe më shumë, ngase Gjilani identifikohet me shumë sportistë, artistë, tetari i Gjilanit mori çmim ndërkombëtar, të rinjtë po tregojnë suksese në arenën ndërkombëtare. Do të tentojmë që t’ju mbështesim e t’u përgjigjemi kërkesave tuaja. Qëndroni krah nesh, jepini këshilla e sugjerime”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, ka theksuar se kultura luan një rol të rëndësishëm në formësimin e identitetit tonë dhe përcaktimin se kush jemi ne si individ dhe komunitet.

“Kultura na ndihmon të lidhemi me trashëgiminë tonë me traditat dhe vlerat brez pas brezi. Edhe rinia është pjesë thelbësore e kulturës sonë. Ata janë udhëheqësit tanë të ardhshëm, inovatorët dhe mendjet krijuese. Sporti ka shkëlqyer këtë vit dhe se sportistët tanë kanë sjellë një numër të jashtëzakonshëm të sukseseve. Sportistët ishin burim krenarie e frymëzimi për të gjithë ne, ka thënë  Zeqiri.

Më të mirët e vitit 2022 në Kulturë, Rini dhe Sport janë si vijon:

Teatër:

Aktori më i mirë: Kushtrim Qerimi

Aktorja më e mirë : Mejreme Berisha

Regjisori më i mirë: Erson Zymberi

Skenografi më i mirë: Bekim Korça

Prezantimi më i suksesshëm ndërkombëtar: Shfaqja A.Y.L.A.N

Muzike:

Artisti/Grupi më i dalluar i muzikës popullore/qytetare: Lumturije Shabani

Artisti/Grupi më i dalluar i muzikës klasike: Shkumbin Miftari

Artisti më i mirë i muzikës moderne: Defrim Behluli

Artet Pamore:

Artisti i vitit : Artan Hajrullahu

Letërsi:

Shkrimtarja e vitit: Alisa Bekteshi

Sektori i Rinisë

Organizata më Aktive: Zëri Rinor

Vullnetari i vitit: Dardan Marovca

Aktiviteti më i mire: Gjilani Netëork

Sportisti i Vitit 2022: Elhami Shabani

Sportist/e i/e dalluar gjatë vitit 2022:

1. Arbnor RAMADANI – Futboll, SC Gjilani

2. Blerim ALIU – Motoçiklizëm

3. Endrit BEKA – Karate, KK Emperors

4. Erion BAJRAMI – Volejboll, KV Drita-M

5. Faton MALOKU – Futboll, FC Drita

6. Nart LLAPASHTICA – Basketboll, KB Drita

7. Vesa SHABANI – Volejboll, KV Drita-F

8. Viola SYLA - Basketboll, KB United Basketboll

9. Vlera QERIMI – Karate, KK Dubova

10. Olsa ZYMBERI – Badminton, KBD Don Bosko

Klubi më i dalluar në sport gjatë vitit 2022: 1. KV DRITA – Femrat

Trajneri më i dalluar gjatë vitit 2022: 1. Benjamin SHABANI – Karate, KK Emperors

Punëtori Sportiv më i dalluar gjatë vitit 2022: 1. Feti MURSELI – Futboll, FC Drita

Referi më i dalluar gjatë vitit 2022: 2. Mervan BEJTULLAHU – Futboll

Sportist/e i/e dalluar ‘’Shpresa e vitit 2022’’ :

 1. Donat Syla – Boks, KBB Drita,

2. Anila Selmani – Sporti Shkollor

3. Eridon Maloku – Futboll, FC Drita

4. Erina Sherifi – Karata, KK AS

5. Kaula Haziri – Boëling

6. Peon Musmurati – Karate, KK AS

7. Megi Bislimi – Volejboll, KV Drita-F

8. Idea Haziri - Karate, KK Drita

9. Lena Osmani – Ping Pong, KPP Drita

10. Yll Abazi – Futboll, Gallatasaray Gjilan

Sportist/e i dalluar në përfaqësim në arenën ndërkombëtare:

1. Betim Maliqi – Karate

2. Uran Ahmeti – Vrapim Malor

3. Kemal Biqkja – Atletikë

Në fund, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar me mirënjohje post mortum:

1. Vedat Ibrahimi - Futboll, Gjilan

2. Aliriza Rexhepi - Boks

3. Osman Ibrahimaj – Vullnetarët e Mëngjesit

4. Musa Musliu – Sportist​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)