10 Maj 2021

Isa Qosja dhe Norik Sefa pjesë e First Cut+

Prishtinë, 16 dhjetor - “The Stork“ (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim të Venerës“ nga regjisorja Norika Sefa janë dy projektet filmike Kosovare të përzgjedhura nga programi i njohur First Cut+.

First Cut + është një program i ri i krijuar për rritjen e aftësisë konkurruese dhe tregtimit të filmave artistik që kanë marrë pjesë më parë në First Cut Lab.

Programi është lansuar përmes një bashkëpunimi të ngushtë me dy platforma dinamike dhe të njohura të industrisë së filmit: „When East Meets West“ në Trieste dhe „Eastern Promises Industry Days“ të Festivalit të Filmit Karlovy Vary.

16 projektet pjesëmarrëse do të kenë 3 ditë konsultime mbi promovimin, marketingun, mediat, krijimin e trailerave, lansimin në festivale, strategjinë e shitjeve nga konsulentë të ndryshëm të industrisë së filmit, të ndjekur nga një seancë Works-in-progress të hapur për vendimmarrës (si programues të festivaleve kryesore, blerës, agjentë ndërkombëtarë të shitjes etj).

Të dy filmat janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pritet të shfaqen së shpejti për publikun.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)