19 Prill 2024

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Dijes në Kosovë

Prishtinë, 31 mars - Rreth 40 institucione arsimore, po marrin pjesë në Edicionin e katërt të Panairit Ndërkombëtarë të Dijes, i cili u hap sot në Prishtinë, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, me moton “Kosova shteti i dijes”.

Ministri Enver Hoxhaj tha se, Panairi ofron programe të shumëllojshme që u mundëson studentëve krijim të një vizioni të qartë për fushën e arsimit.

“Në këtë panair, ju do të keni mundësinë t’i vizitoni shkollat e mesme anembanë Republikës së Kosovës, të cilat e prezantojnë misionin dhe funksionin e tyre dhe të cilat ju informojnë për profilet e ndryshme që kanë këto shkolla. Prandaj, motoja e këtij panairi dhe Ministrisë është “shteti i dijes”, sepse ne besojmë që vetëm përmes dijes, Republika e Kosovës, do të jetë një shtet i fuqishëm, i zhvilluar dhe do të jetë në gjendje t’i zgjidhë problemet ekonomike që kemi aktualisht, dhe do të jetë në gjendje ta projektojë të ardhmen e vetë si ndër shtetet më stabile dhe më të fuqishme që do të ketë rajoni”, ka thënë Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.

Panairi Ndërkombëtar i Edukimit është organizuar nga kompania CEO - Congress and Event Organization dhe mbahet nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)