10 Maj 2021

Hapet ekspozita me fotografitë “Çka po të thotë Toka për jetën tënde nesër!”

Prishtinë, 14 dhjetor - Fotografitë më të mira të bëra si pjesë e garës për fotografi dhe video ecokosovo3 me temën“Çka po të thot Toka për jetën tënde nesër!”, do të ekspozohen në qendër të qytetit të Prishtinës gjatë muajit të ardhshëm.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes fushatës vetëdijësuese ecokosovo3, bashkuan të gjithë ata që duan një mjedis të shëndoshë me mesazhin “Kur Toka flet, dëgjo!”.

Ecokosovo3 së fundi organizoi garën për video dhe fotografi, ku të gjithë të interesuarit u ftuan të dërgojnë fotografi dhe video me temën “Çka po të thot Toka për jetën tënde nesër?”.

 Tema e garës kërkoi nga garuesit të mendojnë për ndikimin që veprimet e njerëzve kanë ndaj Tokës dhe për pasojat me të cilat do të përballemi në të ardhmën nëse nuk e ndryshojmë mënyrën se si e trajtojmë planetin.

Në Instagram, Facebook, dhe Twitter në adresën #ecokosovo3gara dhe #ecokosovo3competition erdhën 500 fotografi dhe mbi 40 video.

Të gjitha fotografitë dhe videot u vlerësuan nga një juri e përbërë nga tre anëtarë të jurisë,  profesionistë në fushën e fotografisë, videos, dhe mjedisit. Yll Uka, Agon Nimani, dhe Lira Ramadani përzgjodhën katër fitues të fotografisë më të mirë të cilët fituan nga një aparat: Canon EOS 4000D + EF-S 18-55mm DC Value Up Kit , dhe katër fitues të videos më të mirë që u shpërblyen me nga një kamerë: GoPro HERO7 Camera Silver.

Nga data 14 dhjetor  deri më 14 janar 2021, publiku mund të vizitojë ekspozitën me punimet më të mira të ekspozuara në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajaziti.  
 
Ky është edicioni i tretë i fushatës vetëdijësuese ecokosovo, pjesë e projektit të UNDP-së, Healthier Kosovo/Kosovë e shëndetshme, e implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) që synon të kontribuojë në zvogëlimin e sëmundjeve që janë pasojë e mjedisit të ndotur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)