27 Korrik 2021

Ekspozita e tmerrit e hapur sot në Gjilan sjellë fakte për kohën e luftës në Kosovë

Gjilan, 15 qershor - Ekspozita e tmerrit, kështu u cilësuar sot ekspozita e cila është hapur në Muzeun e Qytetit të Gjilanit, e përgatitur nga prof. Dr. Sali Krasniqi, nën organizimin e Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë dhe Komunës së Gjilanit, në shënim të ditëve të çlirimit dhe kujtim të sakrificës së jashtëzakonshme të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se ekspozita e hapur sot në Gjilan është një rikujtim i përmbledhur në detaje, të vuajtjeve dhe sakrificës që kanë dhënë shqiptarët e Kosovës gjatë regjimit serb, në kohën e luftës.

“Kjo është ekspozitë e cila na kujton kohët e vështira, sakrificën, dhunën çnjerzore e deri te flijimi për liri. Kjo ekspozitë na kujton poashtu se angazhimi dhe puna për ndërtimin e paqes dhe vlerën e paqes duhet ta kujtojmë gjithmonë me dhimbjen në zemër, për të gjithë ata që kanë vuajtur shumë në përballjen me një regjim i cili kishte qëllim shfarosjen e rrënjëve shqiptare në Kosovë, duke mos kursyer as mjete e as forma në realizimin e projektit të tyre kundër shqiptarëve."

"Aktivitete të kësaj natyre Komuna e Gjilanit gjithmonë do ti mbështes, sepse është obligim i parë ta kujtojmë përditë se prej nga rrjedh liria jonë”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Limani.

Me fjalë rasti është paraqitur para të pranishmëve edhe profesor Halim Hyseni, i cili 250 fotografitë e paraqitura në ekspozim i ka dedikuar te të rinjtë që të mos e harrojnë asnjëherë vuajtjen e jashtëzakonshme që kanë kaluar shqiptarët në luftën e përgjakshme për liri.

Autori i ekspozitës, profesor Sali Krasniqi, në fjalën e tij ka thënë se kjo ekspozitë dëshmon se si u vra kodi etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës në Kosovë. Eksponatet e prezantuara para publikut kanë 250 fotografi me të vrarë në luftë e prej të cilëve shumica dërmuese janë mjek, infermier, student të mjekësisë dhe punëtor shëndetësor, pacient fëmijë prej 0 deri në 17 vjet, 31 pacient të burgut të dubravës, 17 pacient në këtë ekspozitë janë ata të cilët regjimi serb ua kishte shënuar profesionin terrorist dhe të njejtët janë trajtuar mizorisht deri edhe në vdekje me metodat më çnjerzore të përdorura atëherë.

Edhe Xhylshene Berisha, drejtoreshë e Muzeut të Gjilanit, ka folur në këtë ekspozitë duke evokuar kujtime për periudhën e vështirë të viteve ’80 dhe ’90 që nga helmimi i nxënësve në shkolla pastaj dhuna dhe sakrifica deri në flijim të jetës.

Këtë ekspozitë siç ka thënë ajo duhet të ndjekin nga afër nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit që të njihen më për së afërmi me një realitet të trishtuar 22 vjet më parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00)