28 Mars 2024

"Avatar", tashmë edhe në DVD

Hollywood, 27 mars - "Avatar", filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në kinematë botërore tashmë do të transmetohet edhe në versionin DVD për publikun e gjërë amerikan dhe atë botëror.

"Blu-ray" është kompania e njohur e DVD-ve e cila ka fituar të drejtën e autorit për të shitur dhe për të shpërndarë këtë film në videotekat e SHBA-së dhe atyre europiane. DVD-ja e filmit fantastiko-shkencor do të fillojë që të shitet brënda muajit të ardhshëm.

Regjizori i këtij filmi u shpreh se fansat e filmit nuk do të kenë ende mundësinë që ta shohin në cilësinë 3-dimensionale por pritet që kjo mundësi tu jepet fansat brënda këtij viti në muajin nëntor të 2010.

"Ne të gjithë kemi punuar që të mos ndryshojë cilësia mes filmit që fansat kanë parë në kinema me syzet tredimensionale dhe pamjeve që mund të ketë një DVD. Por gjithsesi nuk mund të them se është e njëjta cilësi imazhi, pasi diçka e tillë është praktikisht e pamundur. Por e theksoj se ne së bashku me grafistët kemi punuar shumë që të filmi në DVD të ketë një ndriçim të mirë, shpërndarje cilësore të ngjyrave dhe një kontrast të qartë."- u shpreh regjizori i famshëm amerikan.

"Avatar", filmi epik i regjizorit James Cameron arriti që të fitojë 2,6 miliardë dollarë në mbarë globin. Në shumë kinema botërore ky film u paraqit në pamje 3-dimensionale, një fakt që e shtoi shumë interesin për këtë prodhim kinematografik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)