29 Mars 2024

Alanis Morissette kthehet me një album të ri, "So called chaos"

SHBA, 6 prill - Balada romantike. Kenge mbi lumturine. Dhe refleksione të qeta mbi jetën. Në CD-në mbresëlënese të Morissette. Eshte rritur, është me e zgjuar, është e dashuruar: Alanis Morissette kthehet me një album të ri, "So called chaos" që del në mes të majit, dhe që e ka paraprirë kënga "Everything".

"Ende mund të flas për castet e vështira që kam kaluar në jetë", thotë kantautorja, "por tashme po i përballoj më qëtësi, dhe kjo ndjehet edhe në këngë".

Fillimet per Morissette e lindur në Ottawa, në vitin 1974 kanë qenë vërtet të vështira. Kur ishte nentë vjec shkroi të paren këngë "Fate stay with me", që më pas do të bëhët kënga e saj e cila u prodhua në saje të ndihmes se një mikut të familjes dhe me paratë që Alanis i kishte fituar nga pjesëmarrja në një film me Matt Le blanc, Joy tek "Friends".

Por kënga nuk ka ndonjë sukses të madh po ashtu edhe e dyta, "Find the right man". Edhe një herë dalje në televizion dhe me në fund, në vitin 1990 zbulimi: i pari album, i gjithi ujë sapun dhe pop, i titulluar "Alanis", i realizuar me ndihmen e Paula Abdul, qe do t'i sjellë diskun e platintë. Në vitin 1992, del "Now is the time". Por ajo nuk pelqehet me floket e pambukosura: do të jetë Maddonna dhe shtëpia e saj diskografike që do të zbulojnë Alanisin e vërtetë.

Kështu, në vitin '95, "Jagged little pill" i sjell një sukses planetar. Kënga pikenisese është "You oughta know". Njëzetëpesë kopje të shitura dhe kater Grammy, mes të cilëve dhe ai per albumin me te mire te vitit. Ne vitin '98, i dyti CD per Alanisin e re, "Supposed former infatuation junkie", i ndikuar ne menyre te forte nga nje udhetim ne Indi: ajo duket me e paqte, me e qete, ne nje video del e zhveshur nudo, e mbuluar vetem nga floket e gjata dhe nga efektet speciale. Kenget jane ende shpesh te nxehta, mesazhe jo dhe aq te kuptueshme. Edhe tete milione te tjera te shitura dhe pranim i perhershem te Olimpin e kantautoreve te viteve '90.

Ne vitin '99, i pari "Unplugged" akustik dhe teper i bukur. Pastaj vijne tre vjet heshtje, ndonje hidherim dhe ja "Under rug swept", ku ajo, per te paren here eshte edhe producente dhe fjalet e kengeve te saj rendojne si gure. Shitjet ecin mire, por mrekullia nuk perseritet. "Doja te provoja veten si producente te vetvetes: e bera dhe zbulova se casti im i parapelqyer ne pergatitjen e nje disku, eshte faza e te shkruarit".

Etapa e fundit është "So called caos", me dhjete kenget e tij te regjistruara ne Santa Barbara te Kalifornise, ne studiot e Jackson Browne. Alanis, me prerjen e re te flokeve shkruan dhe kendon: "Tentoj te zbuloj sa me shume ane te cdo argumenti, ndoshta sepse me interesojne jo vetem si autore por edhe si njeri. Ose ndoshta sepse jam ca skizofrene". Mes kengeve "Out is through", "eshte menyra ime per te thene se jam e gatshme per te kaluar mbi fatin e dashurise sime te momentit", kenge veteanalizuese "Excuses", "per te nxjerre ne drite ca mendime negative qe kishin rrethuar jeten time" dhe romantikja "Knees of my bees", "sepse doja te tregoja se sa e dashuruar jam".

Me "Doth I protest too much", ajo ben autokritike dhe me "Not all me" ajo i drejtohet njeriut te saj: "i kerkoj qe te beje ate qe i takon ne lidhjen tone ne menyre xhentile, por te vendosur". Dhe me pas pyet se si do te ishte bota pa vetedijen qe ne kemi per te: "Nuk do te kishim nevoje qe te rregulloheshin nga jashte, por do te qeveriseshim vete, duke respektuar jeten dhe duke ditur qe jemi te gjithe mbi te njejten barke". Per te ndjekur misterin e faljes ne "This Gridge" dhe ate te dobesise ne "Spineless". E mbyll me "Everything", balade romantike: "shih gjithcka dhe shih cdo pjesez, shih gjithe driten dhe dashuro erresiren time". Ne video kendon e lumtur dhe ne mes te njerezve: ndoshta me anen e dashurise Alanis i ka larguar me te vertete demonet e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)