29 Mars 2024

Al Paçino mbush 70 vjeç

SHBA, 24 prill - Aktori Al Paçino feston 70 vjetorin e lindjes së tij. Ndërkohë duket se vullkani i Islandës, ka penguar dhe aktivitetet artisike, pasi shumë nga premierat e filave të rinj të planifikuar për t’u mbajtur në Londër, tani do të zhvillohen në Los Anxhelos. Ndërkaq, aktorja britanike Rashel Weisz, rithehet në ekranin e gjerë me filmin e saj të fundit “Agora”.

Ai është Michael Corleone, Toni Montana, apo koloneli Frank Slade. Ai është Al Pacino, i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 70 vjeç. Me personazhet që kanë ndryshuar dhe janë kthyer në pika kthese në historinë e filmit botëror, aktori i madh amerikan, ka lënë një galeri të tërë personazhesh dhe rolesh në historinë botërore të kinematografisë.

Është cilësuar si legjenda e Hollivudit, bazuar në rolet e pavdekshme që ka krijuar. I pyetur për ditëlindjen e tij të 70-të, al Pacino thotë:

“ Po shkoj në një farë moshe ku ju prisni të më shihni të ulur diku në një fermë, mbështetur në kolltuk. Dhe kur vjen kjo moshë njerëzit pyesin” Çfarë po bën ai këtu”.

Ndonëse ka një numër të madh rolesh të spikatura i pyetur se cili është roli i tij i preferuara, aktori i madh thotë:

“Është si të flasësh për fëmijët e tu. Ka përvoja të ndryshme, disa janë të lezetshëm, disa jo aq të thjeshtë, por nuk mund të thuash kush është më i mirë dhe kush më pak. Është e vështirë t’i dallosh”.

I paharruar me filmat e tij “ Kumbari”, “Aromë gruaje”, “Njeriu me shenjë” etj, Al Pacino lindi në vitin 1940 në lagjen Bronx të nju Jorkut. Ndonëse me një jetë hera herës të vështirë e me peripeci, ai është kthyer tashmë në ikonë të kinemasë, duke vënë në plan të parë pasionin dhe dashurinë për profesionin e tij:

“Aktorëve të rinj iu them që të interpretojnë pjesë apo role që atyre iu pëlqejnë dhe i ndjejnë. Sepse kur krijon një marrëdhënie me rolin, herët ose vonë të gjithë e kuptojnë dhe atëherë ky është suksesi. Nëse keni fat, duhet t’i ndiqni këto role. Unë pata fat”.

Hiri vullkanik ndikon tek aktivitetet artistike

Vullkani i Islandës dhe reja e tymit që pengoi fluturimet nga dhe për në Europë, ka ndikuar dhe në biznesin e filmit. Disa prej premierave të planifikuara për t’u mbajtur në Londër, janë zhvendosur në Los Anxeleos. “Iron men 2”, “Robin Hood’ dhe “The last song”, janë mes filmave që kan zhvilluar apo pritet që të zhvillojnë premierat e tyre në SHBA.

“Iron Man 2” ku interpretojnë aktorët Robert Downey Jr, Mickey Rourk, Scarlet Johnsson dhe Gwyeneth Paltrow, është zhvendosur nga Londra në Los Anxhelos. Premiera e filmit do të zhvillohet nesër në Los Anxhelos, ndërsa në Britaninë e Madhe, ky film do të shfaqet në datën 30 prill.

Po e njëjta gjë do të ndodhi dhe me filmin “Robin Hood”, të regjizorit Ridley Scot, ku interpretojnë Russel Crow dhe Cate Blanshet.  Ky film do të ketë premierën e tij këtë fundjavë në Los Anxhwelos.

”Agora”, filmi më i fundit i aktores Rachel Weisz

Në këtë film ajo interpreton rolin e një gruaje përparimtare e cila iu bën ballë dogmave fetare dhe persekutimit të kohës.

Regjsiori Alejandro Amenanbar sjell në këtë film historinë e vërtetë të një shkencëtareje pak të njohur, me emrin Hypatia, e cila ka jetuar në shekullin e 4 mbas krishtit në Egjpit. Ajo mbrojti idetë shkencore të kohës, nga kontrolli kristian dhe vazhdoi të përpunojë idenë e saj të natyrës dhe universit.

Filmi trajton një trekëndësh dashurie mes Hypatias, skllavit të saj Max Mingella dhe studentit të saj Oscar Issak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)