07 Gusht 2022

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 maj 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbeturinat nga Industri e nxjerrjes së mineraleve, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit mban seancë solemne në nderim e përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)

- Me thirrjen “Liri shtypit” nga Kosovo 2.0 organohen një varg ngjarjesh për të shënuar Ditën e Lirisë së Shtypit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10.00)

- Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit hapet turniri tradicional në futsall "Luan Haradinaj". (Palestra e Sporteve në Isniq, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon hapjen solemne të Panairit të Pëgjithshëm "Prishtina 2022". (Qendra e Panaireve, Fshati Shkabaj, ora 11:00)

- Organizohet hapja solemne e panairit të Turizmit dhe Sportit. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Me homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Rahovec nis shënimi i Javës Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve në Rahovec, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00) 

- Fillon edicioni i 33- të i festivalit folklorik “Hasi Jehon”. (Gjonaj të Hasit ora 18.00)

Ngjarjet e datës 4 maj 2022

- Mbahet seanca gjyqësore fillestare në rastin e “53 milionë eurove” të ndara shtesë për “Bechtel & Enka” ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. (Pallati i Drejtësisë, Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)

- Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një konferencë për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe profesionistët e tjerë medialë, qasjen e politikëbërësve dhe institucioneve të tjera relevante që do të duhej t’i promovonte të drejtat e gazetarëve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe organizata “Qytetarët Aktivë” mbajnë konferencë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi. (Zyrat e GLPS-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, ku edhe do të do nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërkufitar. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, do ta vizitojnë Brigadën e Zjarrfikësve. (Lokalet e Zjarrfikësve në Lagjen Emshir, ora 12:45)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe deputetja e e PDK-së, Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kompania E Taxi Tesla e licencuar nga Komuna e Prishtinёs pёr operimin nё sektorin e Taksive elektrike organizon hapjen solemne tё veprimtarisё. (Villa Gёrmia, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 maj 2022

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për t'ua kujtuar qeverive nevojën për ta respektuar zotimin e tyre për lirinë e shtypit. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Me tubimin qendror “I këndojmë Agimit” përmbyllet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2022”, i cili mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni. (Shtëpia e Kulturës në Zhegër, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 2 maj 2022

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje me rastin e Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësinë Islame, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia qendrore e BIK, ora 10:30)

- Për nder të Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia qendrore e BIK, ora 10:45)

Ngjarjet e datës 1 maj 2022

 - Federata e Pingponut zhvillon xhirot e fundit të Superligës për meshkuj dhe femra si dhe xhiro e fundit në Ligën e parë për meshkuj. sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata Sindikale e Punëtorëve të  Sektorin Privat te Kosovës, organizon  protestën për nder te 1 Majit ditës ndërkombëtare te punëtorëve. (Sheshi  Zahir Pajazitit, ora 11:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston nga Blloku Anti-Kapitalist, nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 30 prill 2022

 - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi mban konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit të Performancës Komunale. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 10:00)
 
- Federata e Pingpongut organizon xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për meshkuj dhe femra. (SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Në nderim të jetës dhe sakrificës së komandant Ilaz Kodra si dhe 40 dëshmorëve e 275 marirëve, Komuna e Skenderajt organizon homazhe përkujtimore. (Kulla Ilaz Kodra në Prekaz, ora 10:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ngjarjen që do të zhvillohet në kuadër të vizitës së delegacionit të përbërë prej 50-të bizneseve nga Asociacioni i Ndërmarrësve të Rinj të Republikës Federale së Gjermanisë. Parkun për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 29 prill 2022

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e zones Dheu i Bardhë. (Dheu i Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)

- Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. (Kazerma e FSK-së 'Adem Jashari' , ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Konventën e saj programore “Lidhja për të ardhmen” në të cilën do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla do t'i pres në një takim mirëseardhje në Republikën e Kosovës, një grup prej 50 afaristëve gjerman, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4- ditore në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e fshati Bresalc. (Bresalc, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪14:30)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve nëpër rreth rrotullimet e qytetit. (Gjilan, ora 15:00)

- Në shënim të Ditës Botërore të Vallëzimit, mbahet një ceremoni festive. (Teatri Kombëtar, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 28 prill 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)  

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Organizata IPKO Foundation në bashkëpunim me AUK TDI për të shtatin vit me radhë sjellin Konferencën “Girls in ICT” e cila organizohet në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, me temën “Qasje & Siguri”. (Kampusi i RIT Kosovo, Germia RIT Campus, ora 9:30)  

- Kuvendi i Republikës së mban seancë plenare në të cilën do të behët propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Për nder të 'Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë' dhe '1 Majit', Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon diskutimin 'Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’ me ç'rast do të diskutohet rreth kushteve të punës dhe standardeve të sigurisë në vendin e punë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban bledhjen e tretë me radhë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizpn publikimin e raportit "Konfuzioni i madh - Pse nuk përputhet veprimtaria e institucioneve të Arsimit të Lartë me nevojat e tregut të Punës". (Biblioteka Universitare në ndërtesën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV organizon një tryezë me rastin e prezantimit të publikimit “Situata e migracionit në Ballkanin Perëndimor - Kosovë - Mitrovicë". (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e kampanjës #VajzatnëTIK22 me ç’ rast Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatçiu do të mbajë një fjalë rasti. (Kino Armata, ora 16:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit Evolution Dance organizon program kulturor me moton “Prishtina Vallëzon”. (Para Teatrit Kombëtarë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 27 prill 2022

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve. (Oborri i Kuvendit, ora 9:00)

- Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare vendosin kurora me lule para përmendores së personave të zhdukur. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 9:00)

- Handikos në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit organizon aktivitetin e tryezës së rrumbullakët me temë “Shkëmbimi i përvojave me shtete të cilat e kanë ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me aftësi te kufizuara”. (Hotel Nartel, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon aksion simbolik me ç’rast do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. (Para hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 9:45)

- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj.Krenare Sogojeva Demaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të vitit 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ngjarja përmbyllese e Programit KOSINT 2020, i cili u financua nga Zyrja Rome e  Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe u zbatua nga katër organizata jo-qeveritare në Kosovë, Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një varg projektligjesh. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në 23 vjetorin e masakrës së Mejës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”. (Në Mejë të Gjakovës, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Meje të Gjakovës. (Meje, Gjakovë, ora 11:00)

- Inaugurohet objekti i ri për ruajtje të ftohtë të kërpudhave dhe frutave pyjore jo-drusore në agrobiznesin “Fungo” në Kamenicë. (Ambientet e reja të Fungo në Kamenicë, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Hapet ekspozita ndërkombëtare e postierit "All Against Corruption". (Galeria e Arteve, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Në Ditën e Personave të Pagjetur të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje! organizon aktivitet publik me ç’rast fton qytetarët e interesuar t’i bashkohen aktivitetit të mbjelljes së fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë aksion pranë Teatrit Kombëtar. (sheshi "Skënderbeu", ora 14:00)
 
- Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Kompleksi Memorial në Mejë të Gjakovës, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon panel me temë 'Looking for a career in ICT". (Oda Ekonomike Amerikane, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon diskutim me temë "TIK si zgjedhje e karrierës" (Shkolla Fillore Hasan Prishtina, ora 12:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë publikon raportin “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 14:00)

- Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, prezanton të gjeturat e hulumtimit mbi trajtimin e politikave sociale nga ana e organeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Zyrat e Institutit, Rruga B, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. ( Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e grupit parlamentar, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 26 prill 2022

- Në kuadër të kampanjes kampanjën “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e sheshit te qytetit dhe të Qendrës së Mjekësisë Familajre. (Gjilan, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Nënkryetaren Donjeta Sahatçiu do ta bëjnë hapjen e kampanjës #Vajzatnëtik22. (Salla e Kuvendit Komunale të Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonin e e donacionit nga Dogana e Kosovës për Instituti Special Shtime, ky donacion dhurohet për personat me nevoja të veqanta. (Institutit Special në Shtime, ora 11:30)
 
- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë per media me temë "Gjykata themelore në Prishtinë me vendim antikushtetues krijon monopol në treg dhe eleminon konkurencën në Kosovë". (Salla e konferencave te AKB-se në lagjen Tophane, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me koordinimin dhe përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Në kuadër të kampanjës #Vajzatnëtik22 mbahet panel diskutimi me temë "Amplifying Girls Power in Tech. (Oda Ekonomike Amerikane, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton propozim vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrtn Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Në kuadër të kampanjës #Vajzatnëtik22 mbahet punëtori paralele me 4 grupe të vajzave me 3d printer, Laser Cutter etj. (Gjimnazi Xhevdet Doda, ora 14:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.08/L-111 pÑër Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, mbajnë konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 14:00)

 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

- Në kuadër të kampanjes kampanjën “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e shkollave fillore 'Musa Zajmi' dhe 'Mulla Idriz Gjilani'. (Gjilan, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 25 prill 2022

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë koperativën bujqësore që udhëhiqet nga znj. Fahrije Hoti. (Krushë të Madhe, ora 12:30)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidentes, ora 17:00)



 - Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë strehimoren në Gjakovë si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat nē Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes. (Gjakovë, ora 17:30)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 prill 2022

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” komuna e Gjilanit organizon aktivitetin 'Levizim se bashku pa makina' me biciklistet dhe personat me nevoja te veçanta. (Gjilan, ora 9:00)

- Federata e Volejbollit e Kosovës organizon gjysmëfinalet e playoffit 2022, në konkurrencën e femrave, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 22 prill 2022

- Për nder të ditës së tokës Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të bëjë mbjelljen e pishave në hyrjen e autostradës së Veternikut. (Rreth-rrotullim të kompania Shell, përballë Rezonancës në Veternik, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit nis kampanjen “Green & Clean” më mbajtjen e një konference për shtyp. (Gjilan, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit hap aksionin e pastrimit të mjedisit në qytet. (Oborri i Komunës së Rahovecit, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu pret me ceremonitë më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit, ora 9:00)  

- Komuna e Gjilanit organizon aksionin për pastrimin e Parkut te qytetit dhe hapësirave të Institucioneve Komunale të Gjilanit. (Gjilan, ora 9:30)

- Për të shënuar Ditën e Tokës UNDP së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNICEF-in do ta nisin fushatën me një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike do të mbjellin kopshte vertikale. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 10:00)

- Vullnetarë të Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës të prirë nga kryetari Hysen Sogojeva së bashku me kryetarin e Prishtinës Përprim Rama do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta për shënimin e Ditës së Tokës. (Ambientet e lagjes Dardania afër restorantit “Villa Natyra”, ora 11:00)

- Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit Universiteti i Gjilanit përuron librat “Letërsia nga burgu” të autorit Bajram Kosumi, “Thekse letrare”, “Erosi dhe kozmosi në poezinë e Kadaresë” të Merxhan Avdylit dhe “ Fishta dhe tradita e leximit ”të Flamur Malokut. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ora 11:00)

- Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës. (Zyra e Prokurorisë Speciale, Lagja Lakrishte, Kompleksi Ramiz Sadiku, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbanë mbledhje pas së cilës do të ketë deklarim për medie. (selia e LDK-së, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:50)

- Në kuadër të kampanjes “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e drunjeve. (Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e shportave për mbeturina në ambientet e Shkollës “Hasan Prishtina”. (Shkolla Hasan Prishtina, ora 14:30) 

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama si dhe Ministrit të MMPHI-së z.Liburn Aliu, për financimin e projekteve infrastrukturore, përcaktimin e obligimeve të MMPHI-së dhe Komunës për realizimin e projekteve, Studimi i Fizibilitetit dhe Dizajni Preliminar për Unazën e Mesme të Prishtinës si dhe ndryshimi i një pjese të projektit e bazuar sipas fizibilitetit të punuar nga SWECO. (objekti i vjetër i Komunës, ora 15:30) 

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban Konferencë të jashtëzakonshme për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 15:30) 

- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:00)  

Ngjarjet e datës 21 prill 2022

- Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.(Hotel Emerald, ora 9:00)

- Korporata e Ndërkombëtare Financiar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës organizon një takim të nivelit të lartë me temë “Sigurimi i Bujqësisë- Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”. (https://www.facebook.com/mjedratnekosove, ora 10:00)

- Projekti DEMOS mban tryezë të rrumbullakët me qëllim të diskutimit mbi rolin e mediave në qeverisjen lokale, si dhe eksplorimin e fushave të bashkëpunimit për ta bërë qeverisjen lokale temë të diskursit publik. (Hotel International, ora 10:00

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës së Shqipërisë do të realizojë turneun historik në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe me ketë rast do të mbahet konferencë për media. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 12:30)

- Me rastin e Ditës së Tokës, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me FSK-në, Zjarrfikësit dhe Policinë do të marrin pjesë në pastrimin e Tullëtores. (Kodra e Trimave, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 214-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:05)


- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ceremoninë për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 prill 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Mbahet konferenca 'Siguria kibernetike, identifikimi elektronik dhe digjitalizimi i shërbimeve postare' në të cilën do të prezantohen aktet nënligjore për Sistemin Elektronik të Identifikimit dhe Autentifikimin dhe Draft Ligjin për Sigurinë e Rrjetit dhe Sistemit të Informacionit. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione organizon ryezë me temë “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar rreth Kontributit të Sektorit Privat për të Mirën Kolektive dhe Progresin Socio-Ekonomik në vend. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të pres në një takim Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca. (Kabineti i Ministrit Peci, në objektin e MBPZhR-së, ora 10:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë mban konferencë për media. (Zyret e LV-së, rruga ''Skënderbeu'', Nr.10 në Mitrovicë, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/l-058 dhe ligjin nr. 04/l-122 si dhe ligjin nr. 03/l-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/l-256. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:30)

- Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” publikon “analizën e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”. (Hotel Nartel në Kalabri, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 prill 2022

 - Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
    
- Kryesues i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar Samir Shahini raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban marrshin e nxënësve "S'po shkohet n'shkollë" si thirrje për cilësi në arsim. (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Makoc të Prishtinës. (Makofc, ora 12:15)
    
- Me rastin e ditës se Veteranëve te Betejës se Koshares, Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish-Brigadës 138, “Agim Ramadani”  ju ftojnë në ndarjen e Çmimit “Ditët e Shqipes”, për veprimtari te përgjithshme. Laureatët: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)  

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Hallaq të Vogël të Lipjanit. (Hallaq, ora 13:20)

- Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale organizon ceremoninë e lansimit të Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit ku Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu do tu drejtohen të pranishmëve gjatë fjalës hyrëse. (Hotel Emerald, ora 14:00)      

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14.00)  

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Drejtorin  e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 18 prill 2022

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani. (Varrezat e dëshmorëve në Velani, ora 9:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 9:30)

- Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë “Ditët e Krenarisë” në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës. (Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, ora 10:00)

- Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë nderim te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 10:30)

- Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizojn dhurimin e gjakut në sheshin Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 10:35)

- Gazetarja urkainase që ka mbërritur në Kosovë, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK- së, Xhemajl Rexha dhe Flutura Kusari nga ECPMF mbajnë konferecnë për media. (Zyret e AGK-së, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Dyz të Podujevës. (Fshati Dyz, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media në të cilën do të flasin Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar, Eliza Hoxha, deputete dhe Bernard Nikaj, anëtar i Kryesisë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:30)

- Në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës mbahet akademia përkujtimore për dëshmorët. (Sallae Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 prill 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek. (Poklek, Drenas, ora 10:00)

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas, ora 10:30)

Ngjarjet e datës 16 prill 2022

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17. (Shkolla Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Në shënim të dy vjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiqi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative-Defy Them, organizojnë mbrëmjen përkujtimore për këngëtaren. (Hapësirat e Qendrës Defy Them, ish Strehimorja, Rr. "Mehmet Gradica", Nr. 2, Bregu i Diellit, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 15 prill 2022

- Nën patronazhin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ “Zëri i Prindërve” do të organizoj disa aktivitete për shënimin e 15 Prillit- Ditës së Personave të Pagjetur të Mitrovicës ku do të nis me vizitën në Shtëpinë Muze në lagjen e Boshnjakëve. (Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë ,ora 9:00) 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të shënohet 23 vjetori i Betejës së Zhegocit e cila do të nis me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe me pas te bustet e dëshmorëve Alban Ajeti e Pajazit Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në Zhegoc, ora 10:00)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komuna e Mitrovicës organizon homazhe në varrezat e martirëve në Shipol. (Shipol, ora 10:00)

- Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)   

- Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për nder të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve, ju  mban aktivitetin “Ekspozitë me fotografi të aseteve të tashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme në Republikën e Kosovës”. (Hapësirat e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, ora 11:00)

- Në shënimin e 15 Prillit - Ditës së Personave të Pagjetur të Mitrovicës mbahet orë përkujtimore. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe para lapidarit te Hanet e Zhegocit dhe të gjithë lapidarët e dëshmorëve. (Hanet e Zhegocit, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Me organizim të Grupit parlamentar të AAK-së mbahet tryezë diskutimi me temë "Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 13:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon mban takim te pllaka e dëshmorëve në Tërbovc. (Tërbovc, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh, ish objekti “Rilindja”, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Në akademin e Betejës së Zhegocit shfaqet dokumentar kushtuar dëshmorit Nijazi Osmani. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 14 prill 2022

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 213-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, do ta hapë ekspozitën, e cila organizohet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku edhe do të ketë deklarim për media. (Oborri i Kuvendit, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit organizon diskutim publik mbi prioritetet e propozuara nga ana e komunës, të cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:30)

- Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të vizitojë komunën e Mitrovicës më ç'rast do të ketë takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. (Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve. (Lagja e Kovaçëve në Mitrovicë, ora 13:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu viziton shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”. (Objekti i shkollës 'Ismail Qemali', ora 13:30)  

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon ditën e dytë të diskutimit për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit. (Klan Arena, Ish Fabrika e Amortizatorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia përurese e Palestrës së Sportit në Komunën e Kaçanikut.(Kaçanik, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 13 prill 2022

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Me rastin e vizitës në Handikos Ministri për Bashkëpunim Regjional i Izraelit, Esawi Frej i cili në kuadër të një kontigjenti të sjellur në Kosovë, do të shpërndajë tri karroca për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Veternik, ora 9:30)  

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është mban dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga sheshi, ora 10:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Avokatin e Popullit dhe me kryesuesin e Këshillit të   Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil lidhur me Qëndrimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do te mbajnë protestë para Ndërteses së Qeverisë se Republikes se Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Grupit të laborantëve të lartë të mjeksisë, përfaqësues të sindikatës së nënpunësve të shtetit të viteve të 90-ta dhe përfaqësues të sindikatës së pavarur të sektorit privat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)  

- Instituti Kombëtar Demokratik do të bëjë bashkë ekspertë nga fusha e mediave, teknologjisë së informacionit, gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga Ballkani, Evropa dhe SHBA-të për të diskutuar për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit. (Klan Arena, Ish Fabrika e Amortizatorëve, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi do të mbajë konferencën e fundit, pasi që mbyll mandatin e tij ku edhe do të publikohet raporti i tre-mujorit të parë të vitit 2022, si dhe sfidat me të cilat është ballafaquar Gjykatë Themelore në Gjilan së bashku me degë. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 14:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00) 

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për medie. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 14:30)

- Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (zyret e sindikatës, ora 15:00)  

Ngjarjet e datës 12 prill 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Konkurencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu organizon takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla: N-506, ora 10:00)

- Delegacioni i shtetit të Izraelit i kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej bën homazhe te pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. (Oborri i ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunal me të ftuar Xhemile Murati, Shabani kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- OJQ Aktiv mban konferencën "E kaluara, e tashmja, Forumi e Ardhmja", e cila synon t'i ofrojë publikut një mundësi për bisedë të hapur rreth ballafaqimit me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e proceseve të pajtimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës nga një sërë këndvështrimesh të ndryshme. (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raporti vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet takimi bilateral në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Ministrisë së Arsimit. (Pranë Ministrisë, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave, ora 11:15)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik për Projekt-Rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të administratës komunale, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për politikën e jashtme. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.(selia e KQZ-së, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret në një takim një delegacion të nivelit të lartë të BERZH-it, të kryesuar nga presidentja, znj. Odile Renaud Basso, si dhe Shefin e Sektorit për Bashkëpunim nga Zyre e BE-së, Luiggi Brusa, me ç’ rast do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kryetarit Rama dhe presidentes së BERZH-it, znj. Basso. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 17:45)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Belgjikë në Futboll në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 11 prill 2022

- Komuna e Rahovecit organizon takim publik me qytetrë rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova”  dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

- Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetit, publicistit dhe veprimtarit shqiptar, Asdreni, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizon koncertin artistik “Na flet Asdreni”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 prill 2022

- Zhvillohen xhirot e radhës të javës së dytë të Superligës Pingpong në katëgorinë e meshkujve dhe femrave. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëj promovimin e dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit, kantautor, instrumentist dhe krijues i Instrumenteve muzikore. (Kino Armata, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 9 prill 2022

- Nen ombrellen e Federatës Sportive të Punetorëve të Kosovës në bashkëpunim me Federaten e Pingpongut organizohet turneu për Diten e Kushtetutes së Kosovës. (Salla e pingpongut ne Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U11, U15, U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Në 23 vjetorin e betejës së Koshares, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të bëj homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare. (Kompleksi Përkujtimor në Koshare, ora 11:15)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mbahet manifestimi "Ditët e Shqipes" 2022. (Kompleksi Përkujtimor në Koshare, ora 12:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 8 prill 2022

- Komuna e Prishtinës do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.  (Rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, ora 8:00)

 - Nis asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati .(Lagja Mati, ora 8:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e transferimit të autoritetit të Drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së ku drejtori në largim, Gjeneral Jörg Rüter do të transferoj autoritetin e tij te drejtori në ardhje i NALT-it, Gjeneral Joachim Hoppe. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)
 
- Projekti KOSINT organizon konferencë rajonale "Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali në bashkëpunim me MAPL". (në Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur". (Ndërtesa e Gjykatës, ora 10:00)

- Mbahet mledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI ora 12:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombatare të Romëve, KOSINT do të organizojë Ligjeratë Publike për Historinë Rome nga prof. Avdi Misini. (Amfiteari përball bustit të Zahir Pajazitit, ora 12:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban protestë në të cilën do të kërkojë miratimin e Ligjit të Pagave. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 7 prill 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. (Objekti i Institutit, ora 8:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon tryezë diskutimi për rezultatet e Raportit të matjes së performancës së komunave për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon ceremoninë e nënshkrimit të  Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me 16 Projekt - Propozimeve, konkretisht Ministri i MZHR-së Fikrim Damka do të realizojë nënshkrimin e  marrëveshjeve të mirëkuptimit me 16 Kryetar të  komunave Përfituese  nga Thirrja ‘’Programi për Zhvillim Rajonal’’ PZHR 2022. (Kabineti i ministrit Damka në objektin e Ish Rilindjes, ora 10:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të vizitojnë ekipet mjekësore në Tendën në "Sheshin Zahir Pajaziti", për të parë nga afër punën e tyre. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Organizata YMCA në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin K10 dhe nën mbështetjën e UNFPA Kosovo në kuadër të shënimi të Ditës Botërore të Shëndetit do të organizoj aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për Higjienën Menstruale dhe promovimin e mbrojtjës së ambientit duke përdorur kupa menstruale të cila ripërdoren dhe janë miqësore ndaj natyrës. (Tek monumenti i New Born, ora 12:30)

- Kosovo 2.0 organizon diskutimin "1 vit me qeverinë Kurti: qysh po shkon?". (Hapesira Hub 2.0, rruga Ferat Dragaj nr 25 - prapa Furres Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 6 prill 2022

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Hotel International Prishtina, ora 9:30)

- Mbahet takimi i 212-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet QeverisÑ‘ sÑ‘ Kosovës dhe KÑ‘shillit tÑ‘ Ministrave tÑ‘ Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çÑ‘shtjet civile dhe tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Peer Educators Network organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)  

- Banka Qendrore raporton para Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon në konferencë për shtyp, ku do dorëzojë prova të reja në Këshill të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale organizojnë ceremoninë e lansimit të projektit “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor. (Selia e FFK-së, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Albin Kurtit për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së. (Pranë Prokurorisë Themelore tek Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë. (Tregu i rrushit në Rahovec, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu do ta filloj ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç`rast do të qëndrojë në Gjilan ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 13:45)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 14:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu do të marrë pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it. (Gjilan, ora 14:25)

- Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhet e Lëvizjës Vetëvendosje mbajn konferencë te jashtëzakonshme për media. (Selia qendrore e Lëvizjes, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 5 prill 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. (Rezallë, Skenderaj, ora 8:45)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me menaxhmentin e ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli”, lidhur me gjendjen në këtë ndërmarrje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Me rastin e përkujtimit të 98 të vrarëve të Rezallës dhe fshatrave tjera organizohen homazhe dhe manifestim përkujtimor. (Kompleksi i varrezave në Rezallë, ora 10:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për Projektligjet në procedurë dhe planifikimin e vizitave në teren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Manifesta 14 Prishtina mban konferencën për shtyp në të cilën do të shpallen programi dhe lista paraprake e pjesëmarrësve. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockfeller Brother Fund mban tryezë diskutimi ku do të prezantohet raporti me titull “Qeveria në mes të planifikimit dhe zbatimit”. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. (Kabineti i kryetarit Konjufca, ora 14:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

 

- Peer Educators Network organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00 - 16:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)