19 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Mars 2021

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët dhënia e betimit të deputetëve dhe  zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur mban tryezë diskutimi me temën “Si tutje me dialogun” nv të cilën merr pjesë edhe kryetari i LVV-së Albin Kurti. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban akademi solemne. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media të Kryetarit të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve,Ruzhdi Kurtishaj. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon debatet mbi politika, në kuadër të Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 20:30)

 

Ngjarjet e datës 21 Mars 2021

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon Ditën Botërore të Poezisë me një takim letrar, ku do të marrin pjesë rreth tridhjetë poetë me krijimet e tyre poetike. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që Viti 2021 të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do hap fushatën e gjërë e cila është titulluar  “Topi është te Shteti”. (Përpara oborrit të Qeverisë, ora 12:30)   

- Me rastin e hapjes se Javës së Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Jashtme, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit prezantojnë edicionin e 21-të programit të me një koncert nga Prishtina Brass. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në kuadër të programit të Javës së Frankofonisë shfaqet filmi "Le chant du loup''. (Kino Armata, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 Mars 2021

- Federata e Pingpongut organizon kampionin individuale për femra. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Federata e Pingpongut organizon kampionin individuale për meshkuj. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedh kryesinë e re të partisë. (Hotel Emerald, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 19 Mars 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”, do të njoftojnë për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në komunën e Prizrenit. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve parakalojnë nëpër kryeqytet, për mos subvencionimin nga Qeveria. (Stacioni i autobusëve, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren, ku do të bëhet shitja e kartolinave vetëdijësuese, të përgatitura nga fëmijët e prekur me këtë sindromë. (Në "Kej" të sheshit Shatërvan, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim bën lansimin e punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave”. (https://us02web.zoom.us/j/81563262088 me fjalëkalimin 815 6326 2088, ora 13:30)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për tu konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 18 Mars 2021

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilen do te shqyrtojë dhe miratojë propozim - vendimin për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e tretë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)


- Kryetari i Partisë Demokrarike, Enver Hoxhaj pret në takim Zëvedëskryeminisrin e Maqedonisë Artan Grubi. (Selia e PDK-së, ora 10:00)



- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Progres do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”. (Përmes platformës Zoom https://zoom.us/j/91450894007?pwd=b3M4cFJxUHFnZnpuU3kyWW8vNzg0QT09, ora 11:00)

- Kryetari i  Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, ku do të bëhet mbjellja e 21 fidaneve. (Lagjja “Ortakoll”, parku tek ish-strehimorja e qytetit, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 17 Mars 2021

- Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Betejës së Kabashit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - Nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Valdete Kalisi për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve te votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën do të shpalos të gjeturat e analizës së titulluar “Amnistia e Prokurorive në Kosovë në ndjekjen penale të kompanive private”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do t’i vizitojnë shkollat fillore “Mati Logoreci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, të cilat janë dy nga shkollat ku ka filluar furnizimi me dollape. (Shkolla fillore “Mati Logoreci” në Prizren, ora 11:00)

- Iniciativa për Progres dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi mbajnë konferencë për medie, në të cilën do të publikohen dy raporte, “Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna’ dhe “Raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Komuna”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohen gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës me mbështetjen e UNFPA-së përmes fondeve nga Ambasada Britanike prezantojnë projektin për shërbimet esenciale shëndetësore elektronik E-shëndeti. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 14:00)

- Mbahet Galaxy Awesome Unpacked për të dëgjuar se si Samsung po sjell Fantastiken për të gjithë. (www.youtube.com/samsung, ora 15:00)

- Global Sharpes Prishtina organizon sesion informues për Bursë për studime Master në Itali dhe program trajnimi për lidership dhe zgjidhje të konflikteve. (https://www.facebook.com/events/221768849694245/, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 16 Mars 2021

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare në të cilën do të diskutohet për përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Hetem Pajaziti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve te votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me mbështetje nga USAID organizon një diskutim virtual mbi legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë, me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Graçanicës, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe përfaqësuesi nga sektori privat. (Transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e AmCham në Facebook, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari'' në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me c’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Handikos organizon ngjarjen me rastin e prezantimit të aktivitetit të personave me aftësi të kufizuara që zhvillohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. (Qendra e Handikos-it në Veternik, ora 11:00)

- Global Sharpes Prishtina organizon sesion informues per Akademinë Verore për Profesionistët e Rinj nga Instituti Suedez në të cilin do të informon në detaje për mundësitë që ofron kjo akademi, me c'rast janë 5 programe që ofrohen nga universitete të ndryshme Suedeze. (https://www.facebook.com/events/132236205486856/, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 Mars 2021

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave te Konsumatorit në Kosovë 2021, e cila këtë vit do të trajtojë temën “Mbrojtja e Konsumatorit gjatë Pandemisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë vitit 2020, në luftimin e korrupsionit, shpërlarjes së parave dhe krimit të organizuar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi do të bëjnë përurimin e "Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore ". (Rruga "Fazli Grajqevci" në lagjen “Dardania” në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e pranimit të një kontigjenti të madh me pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara. (Qendra e HANDIKOS-it në Veternik,  ora 12:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 13 Mars 2021

- Rinon Hoxha dhe Rrezarta Xhaferi organizojnë seminarin “Njihe Vetën, Jetoje Jetën” në Ferizaj.  (Shkolla "Triola", Rr. Gjon Serreçi në Ferizaj, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (Objekit i KQZ-se, ora 10:00)  

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", përuron këndin amerikan në Shkollën e Mesme "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë". (Shkolla "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi  me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e përfitimeve në Gjykatën Supreme të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Mars 2021

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 9:00)

-Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mban takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. (Takimi mund të ndiqet direkt nga faqja e Facebook-ut e Kryeministrit, ora 9:45)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Jetmir Zeqiri për vepren penale 'Blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të prezentohen projektet ideore të cilat i janë përgjigjur konkursit për projektimin e Salles Koncertale. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 11 Mars 2021

- Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizojnë konferencë ndërkombëtare me temën “Demostratat e vitit 1981 në Kosovë – sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 9:00)

- Me rastin e 22 vjetorit të Betejës së Jeshkovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon tryezën diskutuese “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse”. (Platforma Zoom - (https://us02web.zoom.us/j/89718145522?pwd=c2hBZzhXN3NtMHdSczB3dWJvNHdIUT09, ora 10:00)

- Këshilli Drejtues i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mbanë konferencë lidhur me mos zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Flamur Hamiti për vepren penale 'Vrasja në tentativë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë (Jeshkovë, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatë së Sektorit Privat Jusuf Azemi mban konferencë për media lidhur me grevën e punëtorëve teknik të Spitalit Regjional te Gjilanit shkaku i mosmarrëveshjev në mes te drejtorisë se Spitalit të Gjilanit dhe kompanisë private, të cilët nuk po jua paguajnë pagën punëtorëve. (Spitali i Gjilanit, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, do t’i vizitojnë ekipet mobile të QKMF-së ku do të realizohen testet e shpejta për COVID-19. (Sheshi “Shatërvan”, ora 12:30)  

- Rrjeti CSR Kosova organizon ligjeratën e radhës për të rinj, e cila do të udhëhiqet nga Liza Gashi, një lidere ekzekutive, inovatore & sipërmarrëse kreative. (Online, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 10 Mars 2021

- Instituti “Paragon” organizion tryezën “Ndikimi i pandemisë Covid-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Oda e Mjekëve të Kosovës shpërndan mirënjohje për mjekët në pension në shenjë falënderimi për kontributin e tyre jetësor gjatë karrierës së tyre dhe për institucionet shëndetësore  të rajonit të Prizrenit që kanë kontribuar në luftën kundër COVID-19. (Amfiteatri i arkivës pranë Spitalit të përgjithshëm në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 14:00)

- Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror. (Selia e degës së LDK-së në Gjilan, ora 13:00 

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00) 

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00 

Ngjarjet e datës 6 Mars 2021

- Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit te Kodra e Kuqe në Grabanicë. (Grabanicë, ora 9:00)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:15)

 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:50)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hap ekspozitë me fotografi. (Prekaz, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kolektivi i Marshojmë s'festojmë do të mbajë konferencë për media ku do të prononcohen rreth organizimit dhe manifestimit të 8 marsit 2021. (Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet turnir në volejboll në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:00)

-  Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapitarit të Komandant Kumanovës - Ismet Jashari. (Në qënder të qytetit të prizrenit, ora 11:30)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ora 12:00

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapidarit të Komandant Drinit - Ekrem Rexhes. (Përball Shtëpisë së Bardhë, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Ekspozitën me 59 fotografi, e cila do të mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. *Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Performancen “A je çikë, a djalë?!”,  për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 19:00)

 

 

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021

 - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021

- Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 1 Mars 2021

- Komuna e Kamenicës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëjnë përurimin e urës së vendosur nga FSK. (Fshati Hajnoc në Kamenicë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Naser Pajaziti për vepren penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim organizon diskutim me temën “Zero Diskriminim ndaj Grave dhe Vajzave”. (Zyret e SIT në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)  

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Objekti i KQZ-se, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 23 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rašić do të mbaj një konferencë për gazetarë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 15:00) 

- Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës organizon Ceremoninë e Laureatëve 2020. (Kino Armata, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2021

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti  merr pjesë në ceremoninë solemne e cila organizohet me rastin e ndarjes së çmimeve “Laureatët 2020”. (Swiss Diamond Hotel, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2021

- Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekti Qendrës se Numërimit, ora 8:30)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 247- të. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtësia Sot mban konferencën për media me temë “Arsyet prapa mungesës së efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e veprave penale korruptive”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Themelore në Gjakovë do të japin verdiktin për ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe të tjerët, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 14:30) 

 

Ngjarjet e datës 17 Shkurt 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. (Oborri i ZKM-së,​ ora 8:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Homazhet nisin nga varri i Presidentit Rugova, ora 8:30)

- Komuna e Prizrenit do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmoreve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - transporti i organizuar, nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Organizohen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Federata e Gjimnastikës organzion garen e Pavarësisë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Mundjes organizon turnirin e Pavarësisë. (Hani i Elezit, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut organizon turnirin e Pavarësisë. (Prishtinë, ora 10:00)           

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Podujevës mban mbledhje solemne për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:00)

-  Komuna e Deçanit organizon Homazhet në Kompleksin Memorial  Dëshmoret e Kombit  ne Gllogjan. (Kompleksi Memorial Dëshmoret e Kombit Gllogjan, ora 10:00)

- Me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon mbledhje solemne dhe dhënia e dekoratës ''Ndëri i Qytetit për Bujar Gjurgjelen". (Shtëpia e Kulturës ''Xhemajli Berisha'', ora 11:00)

- Federata e Atletikes organizon vrapimin e Pavarësisë. (Viti, ora 11:00)

- Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërroj flamurin amerikan. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Objekti i Komunës se Skenderajt, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti do të marrin pjesë në Manifestimin qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizohet akademi solemne me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

- Ndahen çmimet vjetore për letërsi. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)

- Shfaqja e filmit ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati. (Kino ABC, ora 17:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Hoteli “Golden Imperial” në Veternik, ora 18:00)

- Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaq “Pamje revolucioni” me regji te Kaltërim Balaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)