28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2021

- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur organizojnë shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor. (Sheshi “Zahir Pajaziti", ora 9:30)
 
- Dëshmojnë dëshmitarët në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti vendos buçetë me lule te lapidari përkujtimor për personat e zhdukur. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës nënshkruan marrëveshje me sponsorin e Superligës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 ASV. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në pranim- dorëzimin e Automjeteve Ushtarake donacion nga ShBA. (Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në shënim të 30 gushtit - Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur zhvillojnë vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit në Merdare. (Afër pikë kalimit kufitar në Merdare, ora 12:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media lidhur me lansimin e tri grandeve dhe skemave për përkrahje të NMVM-ve nga MINT. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:00)

- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21. (Kampi edukativ nacional në Hajvali, ora 16:30)

- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2021

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

 

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 28 Gusht 2021

- OJQ SDK së bashku me banorët e Orllanit organizon Aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Vend takimi fusha e basketbollit afër Market “Arlindit” Orllan, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtojë dhe miratoj rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2021

 - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë mban konferencë për media. (Para Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor dhe infrastrukturës rrugore. (Rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në Pestovë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2021

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Mos zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti". (Zyrët e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Grupi organizativ i protestës "Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare" organizon  marshi protestues në Prishtinë ku kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. (Marrshi nis nga Ministria e Drejtesisë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP. (Administrata kryesore në QKUK, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30) 

- Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e kuvendit komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2021

- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!" organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Organizatorët e Festivalit te vjelës së rrushit “Hardh Fest” organizojnë konferencën për media, ku do të shpaloset programi dhe Line-up i edicionit të 20. (Restoranit Rockuzinë në lagjen Dragodan ora 11:00)
 
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)
    
- Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së,  do pranohet  donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen  pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, ora 11:00)
    
- Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon performancë e cila do të mbahet me qëllim të shfaqjes së shqetësimit, lidhur me keqqeverisjen dhe të gjeturave të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.  (Pranë objektit të zyrës së kryetarit, konkretisht tek "Shtëpia e Bardhë", ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2021

- Federata e Notit të Kosovës organizon Kampionatin e Kosovës (50m) në not. ( Zllakuqan,  Klinë, ora 09:30)  

- Mbahet takimi i 202-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:00)

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë 1 orëshe. (Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. (Ferizaj, ora 12:00 - Nisja nga parkingu përballë RTV 21 në Prishtinë, ora 10:30)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Selia e Sindikatës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të inspektojë punimet infrastrukturore në rrugën Prizren-Hoçë e Qytetit. (Nisja do të bëhet, ora 14:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (Selia e KQZ-së, ora 13:30)  

- Policia e Kosovës, do të bëj pranimin e një donacioni nga Ambasada Gjermane. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ora 13:30)

 

- Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj. (Objekti i Prokurorisë Themelore Ferizaj, ora 15:45)

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2021

- Vazhdon dita e tretë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

- Banorët e Dubovcit të Vushtrrisë dhe të disa fshatrave të tjerë protestojnë, pasi Qeveria nuk i ka kompensuar që nga viti 2008 për tokat e shpronësuara për asfaltimin e rrugës rajonale. (Fshati Dubovc, afër shkollës, ora 11:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat tradicionale në kapjen e peshkut me dorë 'DJ Party N’Drin. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2021

- Vazhdon dita e dytë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës së Aleksandar Gllibetiq të titulluar “Ekspozita e Skulpturave dhe Vizatimeve”. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicën Veriore, ora 11:00)
    
- Bëhet riatdhesimi nga Turqia dhe rivarrim i eshtrave të patriotit luftëtarit të madh Demë Ali Pozharit. (Pozhar, Deçan, ora 12:00)
 
- Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe vepres së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur, Demir Krasniqi. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës behët pjekja e Ajvarit në mënyrë tradicionale dhe bërja e Turshive në mënyrë tradicionale. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 15:00)

     

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2021

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbanë. (Lagja Arbanë në Prizren, ora 10:00)

- Këshilli Organizativ i Agrofesta 2021 organizon edicionin e 7-të, të Festës së Perimkulturës. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 11:30)

- Pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemise COVID-19, kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Kompleksi e Shkollave te Mesme, objekti i Konviktit te nxenesve dhe studenteve, ora 11:40)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku-Berdyna mbanë konferencën e rregullt për media. (MASHT, kati i I-rë,  ora 12:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës hapet Panairi Agro Tregu.  (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 14:00)

- Fillon edicioni i 22-të i kampionatit të Kosovës në basketbollin i quajtur 'Poli Stretball Kosova 2021'. (Platoa para Teatrit Kombëtarë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ora 16:00)

- Komuna e Prizrenit do të mbajë Dëgjimin e Përgjithshëm Publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat në shpejtesinë e mbushjes së thaseve me speca 'Kush e Mush'. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz bëjnë përurimin e një destinacioni të ri. (Nashec, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizojnë festimin e ditëlindjes së 75 të Presidentit Bill Clinton. (Lokalet e Gjimnazit "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 13:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për mjekun e njohur në Anamoravë Dr. Feti Hetemi, i cili humbi jetën nga  Covid-19. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 16:30)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Korishë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Korishë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit, Muhamet Musli Musliu nga fshati Ozdrim. (Varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2021

- Save the Children organizon lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do të implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë seminarin për trajner ITTF Level I me ekspertin Aleksey Yefremov. (Salla e pingpongut në pallatin e rinisë, ora 10:00)

- Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, Shoqata e Streetballit të Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media. (Zyret qendrore të NPB, ora 11:00)

- Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Projekt Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 13:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku mban konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i Ministrit Çeku, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët e fshatit Reçanë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 17:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪17:30)

 

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2021

- Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të vizitojnë Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës. (Termocentrali Kosova A, ora 8:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Zhur, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Zhur, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟕:𝟎0)
 
- Në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2021

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Platformën CiviKos mbajnë konferencë për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)
   
- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga kjo parti dhe kandidatët për kryetarë komunash mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Piranë, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Piranë, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit vazhdon aktivitetet në kuadër të programit “Vera Kulturore”. (Sheshi i dëshmorëve në Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2021

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit, bëhët Rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit Shkelzën Berisha dhe Besard Kadirja. (Kompleksi Memorial në Gllogjan të Deçanit, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2021

 - Instituti Demokratik i Kosovës shpalos të gjeturat nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Mbahet festivali i Rinisë “Future4Youth” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Parku i Taukbahçes, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Gjonaj, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 17:00)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjilant për nder të Ditëve të Mërgatës mban koncertin 7 Ninullat dhe promovimin e librit ”7 Ninulla 7 ditë te javës”. (Muzeu Etnografik i qytetit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2021

- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca merr pjesë në takimin konstituiv të Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE - Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 9:00)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përmbylljen e sesionit pranveror dhe përgatitja për sesionin vjeshtor me thekës të veçantë për mirëqenien sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e pranimit të donacionit të Ambasadës Hungareze në Kosovë, për sektorin e sportit në Komunën e Prishtinës. (Tek Pallati i Rinisë respektivisht afër objektit të ASK-së, ora 10:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të “Tavolinës Teqball”, të dhuruar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, ora 15:00)

 

- Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban sot Konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 15:30) 

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)
 

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2021

- Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Klubi i Basketbollit Prishtina mban konferencë për medie lidhur me Kampin që organizohet nga Real Madrid. (Zyret e Sigal Prishtina, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2021

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban tryezë diskutimi “Projektligji i Regjistrimit te Popullsise”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi ndaj situatave emergjente: Vërshimet”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për media.(Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ish Rilindja, ora 10:00)
    
- Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj mban tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:30)
    
- Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë para Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse, protestojnë sërish. (Para Komunës së Prishtinës, ora 11:30)
    
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe Nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek mbajnë konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 13:00)

- Ministrija e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari do t’i shtjellojë në një konferencë për media mbrojtjen e tregut dhe importin i mallrave. (Ndërtesa e ministrisë, ora 14:00)

- OJQ Lights of the Future organizon edicionin e dytë të festivalit të qytetit të Obiliqit ‘Ndriço Fest’ i cili do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës. (Sheshi i qytetit “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, ora 18:00)  

    

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Afrim Matoshi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të prezantojë raportin gjashtëmujor të Komunës së Prizrenit për vitin 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 8 Gusht 2021

- Federata e Notit të Kosovës organizon Maratonën e XI-të Ndërkombëtare “Kosova 2021” ku gjatësia e shtegut do të jetë 4.2km. (Liqeni i Batllavës në Orllan, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet aktiviteti "Dita e Mërgimtarëve", në Shalë të Bajgorës. (Fshati Bajgorë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2021

- Komuna e Prizrenit organizon pritje në kuadër të edicionit të XX të festivalit DokuFest. (Oborri i shtëpisë së "Shani Efendi", pranë Kino Lumbardhit, ora 19:00)  

- Komuna e Suharekës organizon “DIAFEST 2021”. (Sheshi i qytetit të Suharekës, ora 19:00)

- Hapet ekspozita ‘Kinofigurimi: Një arkiv i hapur’, ekspozitë kjo arkivore e bazuar në historinë e Kino Lumbardhit. (Lumbardhi, ora 19:00)

 - Ramë Lahaj mban koncert. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 20:30) 

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Arbërie Nagavci mbanë konferencën e rregullt për media. (MASHT, kati i parë, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)
 

 

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim - vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtohet dhe miratohen rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të Resortit të vetëm në Kosovë "Kështjella Dardanicum" me tradite te vjeter te modelit te shqiptareve te lashte ku paraqet kulturën dhe traditen tone kombetare dhe ky investim eshte bere nga bashkeatdhetaret tane nga Britania e Madhe qe kap vleren rreth 4 milion euro. (Fshatin Kukaj, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

 

- Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së do të mbajë konferencë për media lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e ATK-së. (Zyra Qendrore, përballë Katedralës Nëna Terezë, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkëbisedon me mërgatën. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë si dhe shqyrton propozim-vendimin për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Organizata Lëvizja për Demokraci mban një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik. (Para Ambasadës së Shqipërisë, lagjja Pejton, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve dhe lansimit të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin shtetërore te pritjes së Kampionëve Olimpikë me ç’rast mbahet edhe konferenca për media. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 19:50)
 
- Ardhja e Kampionëve Olimpikë në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Komuna e Vushtrrisë mban konferencë për media. (Ndërtesa e Komunës, ora 12:00)

- Në kuadër të Panairit të Librit, organizohet takim me poetin Xhevdet Bajraj. (Holli i Teatrit Kombëtar, Prishtinë, ora 13:00)

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)   

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)