Ngjarjet e datës 12 Tetor 2015
- Ministri për Komunitete, Dalibor Jevtic, së bashku me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanovic, Ministrin e Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, Zëvendësministrim e Bujqësisë, Radoljub Mlladenovic dhe drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomic, do të vizitojnë Hoçën e Madhe ku do të marrin pjesë në liturgjinë që do të shërbehet në Kishën e Shën Ane. (Hoçë e Madhe, ora 9:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 6- vjetorit të themelimit të Universitetit Ukshin Hoti, në Prizren. (Amfiteatri i madh në UPZ, ora 11:00)
- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, do të kryesojë tyezën e cila promovon profesionet që mendohet se nuk u përkasin vajzave. (Ndërtesa e Ministrisë, kati i IV, ora 12:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të prezantojë Analizën e Zingjirit të Vlerave për sektorin e Prodhimeve pyjore jo-drunore dhe Përpunimit të drurit për Rajonin e Mitrovicës. (Lokalet e UNDP-së në Prishtinë, ora 14:00)
- Ministri, Dalibor Jevtic, së bashku me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanovic, Ministrin, Ljubomir Maric, Zëvendësministrim e Bujqësisë, Radoljub Mlladenovic dhe Ivan Tomic, do të marrin pjesë në Prezantimin e dokumentit "Plani Ynë" dhe hapja e zyrës KAPIN për koordinim dhe bashkëpunim në qendrën kulturore në Hoçë të Madhe. (Hoçë e Madhe, ora 14:00)
- Delgacioni i ministrave të qeverisë së Kosovës marrin pjesë në hapjen e hapen punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Hoçë të Madhe. (Hoçë e Madhe, ora 15:10)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në hapjen solemne të ekspozitës së stolive artistike Hyjneshat, të artistes Suzana Mushkolaj. (Muzeu Arkeologjik, Përballë Muzeut të Kosovës, ora 19:00)
- Shefat e Grupeve parlamentare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, AAK-së dhe NISMA-s, mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Tek Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 23:30)