Ngjarjet e datës 3 Shkurt 2016
- Vazhdon dita e dytë e konferencës së tretë ndërkombëtare Germia Hill. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)
- Universiteti për biznes dhe Teknologji dhe Shoqata Austriake - Kosovare organizojnë konferencën Dita Austriake-Kosovare e Sigurisë. (Objekti i UBT-së në lagjjen Kalabria, ora 9:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhët shqyrtimi i kërkesës së ZAP-it, për emërimin e auditorëve të jashtëm për pasqyrat vjetore financiare të ZAP-it, inicimi i procedurave për Auditimin e Subjekteve Politike, për vitin 2015, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 10:00)
- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Prizren. (Hotel Theranda Cini SHPK në Prizren, ora 10:30)
- Komuna e Gjakovës organizon takimin për skemën e granteve për zhvillimin e sektorit privat. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë promovimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme Ekonomike Profesionale në Llabjan, komuna e Artanës.(Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale në Llabjan, ora 11:30)
- Lëvizja Vetëvendoshe! mbanë konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)
- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)
- Unioni i Studentëve Pro Europian, në bashkëpunim Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe organizatën maqedonase nga Shkupi "The National Association of Prestigious Academic Citizens" do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Zyrët e Parlamentit Studentor të UP-së, tek Fakulteti Filologjik, ora 15:00)
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bashkëbisedojë në një takim të zgjeruar me strukturat e AAK-së në Lipjan. (Ambientet e shtëpisë së kulturës ''Tahir Sinani'', ora 15:00)