Ngjarjet e datës 18 Mars 2016
- Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të takohen me kryetarin Safet Gërxhaliun me ç'rast pas takimit mbajnë konferencë për media. (Zyret e OEK-ut, ora 10:30)- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin. (Zyrat e drejtorisë së kompanisë ELKOS Group në Pejë, ora 11:00)
- Grupi i Grave Deputete, bashkë me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jan Brathu, do të zhvillojnë një vizitë në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. (Qendra për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, ora 11:00)
- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të vizitojë Leshakun në Komunën e Leposaviqit, për të inauguruar një infermieri të rinovuar dhe një kopsht të ri të fëmijëve, në vlerë afro 1 milion euro, dhe për të bërë pranim-dorëzimin tek Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq. (Leshak, ora 11:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Gracanicës, ku do të nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin Vladeta Kostic, për realizimin e projektit Rregullimi i Kanalizimit. (Komuna e Gracanicës, ora ora 11:00)
- Grupi i Grave Deputete, do të vizitojë edhe Shkollën profesionale në Skenderaj, investim ky i shtetit norvegjez. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 12:00)
- Opozita e Bashkuar organizon protestë në Vushtri, kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe. (Sheshi "Hasan Prishtina", Vushtri, ora 13:00)
- Bëhët shfaqja e interne e filmit "Zonjusha" të regjisorit Genc Berisha ku pas shfaqjes se filmit ekipa artistike do të jetë e gatshme për pyetje dhe përgjegje. (Kinema ABC, ora 13:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 13:30)
- Mbahet mbledhje komemorative për te ndjerin Ramadan Shaban Polluzha që është djali i heroit kombetar Shaban Polluzha. (Shkolla Shaban Polluzha në Polluzhë, ora 14:00)
- Mbahet ceremonia e varrimit të djalit te heroit kombetar Shaban Polluzha. (Varrezat e fshatit Polluzhe, ora 15:00)
- Fillon Java e Frankofonisë në Kosovë, edicioni 2016. (Soma, ora 21:00)