Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2021
- Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës organizon diskutim publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. (Kabineti i kryetarit, ora 9:00)
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban fjalë rasti lidhur me vdekjen e senatorit amerikan Bob Dole dhe mban takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, lidhur me avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)
- Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim në tryezën e rrumbullakët me temën “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”. (Hotel Opera, ora 10:00)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, në Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban tryezën e diskutimit lidhur me të gjeturat e raportit hulumtues “Drejtësia e vonuar në Kosovë”. (Hotel Sirius ora 10:00)
- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- Komuna e Prishtinës mban konferencën për media për të prezantuar projektin për pastrimin e ajrit, projekt ky i mbështetur nga Millennium Challenge Corporation me qëllim të mbledhjës së të dhënave të Cilësisë së Ajrit në Prishtinë, iniciativë kjo shumë e rëndësishme që ndikon jashtëzakonisht shumë në cilësinë e jetës së qytetarëve të Prishtinës. (Zyret e Klan Kosovës, ora 10:00)
- Ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla: N - 506, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje)
- Plus Center në Ferizaj si qendra e vetme tregtare e madhe në Kosovë pa produkte serbe feston përvjetorin e 21 në të cilën do të merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Ferizaj, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë varrit të heroit Mujë Krasniqi. (Marinë, Skenderaj, ora 12:45)
- Minstri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)