Ngjarjet e datës 19 Prill 2016
- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohet Projektligjit për Patentë Shofer, shqyrtimi i raportit të Projektligjit për Investimet Strategjike, shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Enërgjinë dhe shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Rregullatorin e Enërgjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)- Partners-Kosova Center for Conflict Management, në kuadër të projektit: Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Joteolerancës dhe Radikalizmit të përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, organizon debatin me temën "Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm. (Salla e Kuvendit Komunal të Kaçanikut, ora 10:00)
- Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale organizon konferencën e parë e boronicës në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Shtimes. (Objekti i Komunës së Shtimes, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të nënshkruajnë nesër Memorandum Bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit Zgjerimi dhe pastrimi i shtratit të lumenit Llap, me vlerë prej 90 mijë euro. ( Komuna e Podujevës, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në kompaninë Agrocoop. (Objekti i kompanisë Agrocoop në Shtime, ora 11:05)
- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në në Zonën e Biznesit Parku teknologjik. (Shtime, ora 11:20)
- BIRN Kosova dhe Internews Kosova do ta organizojnë të martën një konferencë në të cilën do ta publikojnë raportin më të ri për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 12:00)
- Nën patronatin e kryeministrit, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore - Dita e veteranëve të Brigadës 138 Agim Ramadani- Dita e rënies së Heroit Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional Ditët e Shqipes. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)
- Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen mban ligjëratë speciale për studentët e AAB-së me temë "Politika e jashtme e Sllovenisë . (Objekti i AAB-së, ora 12:30)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të kampanjës AAK në komunën tuaj viziton Bashkësinë Islame në Gjakovë. (Gjakovë, ora 15:00)
- Mbahet mbrëmje e muzikës klasike korale e cila i dedikohet kompozitorit pejan Halit Kasapolli. (Kisha Shën Katarina në Pejë, ora 20:00)