Ngjarjet e datës 22 Maj 2016
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon shënimin e \"Ditës Botërore të Biodiversitetit\". (Vendi i quajtur Te sharrat në hyrje të Grykës së Rugovës - Pejë, ora 11:00)
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon shënimin e \"Ditës Botërore të Biodiversitetit\". (Vendi i quajtur Te sharrat në hyrje të Grykës së Rugovës - Pejë, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim mobilizues për zgjedhjet e brendshme. (Hotel Grand, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje mban konference e rëndësishme ku do të flas Visar Ymeri. (Zyrët e Vetëvendosjes në Viti, ora 13:00)
- Për nder të Ditës Botërore të Familjes, Partia e Drejtësisë-Dega në Gjakovë, organizon tribunën me temë: Familja-Vlerë e Padiskutueshme. (Qendra Tregtare Nertil në Gjakovë ora 14:00)
- Komuna e Prishtinës do të vendos pllakat përkujtimore tek bazat ku është themeluar LKÇK. (Rr. Avni Rrustemi, përmbi Kishen katolike, ora 12:00)
- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë urgjente për shtyp lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në rastin Kleçka. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)
- Departamenti për Siguri Publike i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike nga komuna e Skenderajt, do të mbajnë takimin e gjashtëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Mbahet Kuvendi i VII-të i Odës së Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës. (Hotel Sirus, ora 10:00)
- Kryetari Kadri Veseli bën homazhe pranë varrit të atdhetarëve Tahir e Nebih Meha, me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike të tyre. (Prekaz, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vendos kurore lulesh në varrin e Tahir Mehës në Prekaz. (Prekaz, ora 10:10)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Terapisë Familjare dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim organizon hapjen solemne te konferencës Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 10:00)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë viziton sot Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK, për të parë për së afërmi intervenimet e kryera te fëmijët nga ekipi i kirurgut australian Paddy Dewan. (Kirurgjia e Fëmijëve të QKUK-së, ora 10:30)
- Posta e Kosovës Sh.A. do të bëj promovimin e shërbimit Gjurmimi i Dërgesave Postare". (Ndërtesa kryesore e Postës në lagjen Dardania, ora 10:45)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, merr pjesë në lansimin e shërbimit të ri të Postës së Kosovës Gjurmimi i Dërgesave Postare që në gjuhen angleze njihet si Track&Trace. (Objekti i Postës, ora 11:00)
- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese Internews Kosova dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së do të prezantojnë një raport të ri për monitorimin e gjykatave, i cili mbulon vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Kolegjin "Tempulli" oganizon aktivitetin tradicional me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme ku nxënësit do të tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletave. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të vizitoj Spitalin e Vushtrrisë, për të parë punën që bëhet aty dhe investimet e kryera së fundi me kontributin e donatorëve. (Spitali i Vushtrrisë, ora 12:00)
- Si pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Evropës 2016, BE-ja në Kosovë do të prezantojë për herë të parë çmimin Evropiani i Vitit, për të falënderuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, 12:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileciviziton kompaninë Fingermarket.Inc, ku do të pritet me drejtuesit e saj, me çrast do të informohet për së afërmi me aktivitetin e saj. (Selia e Fingermarket Corporation-Kosovo Branch, rruga e UCK-së, Hyrja 261, Kati I-rë, ora 13:30)
- Nën patronatin e kryetarit Kadri Veseli, mbahet Akademi Përkujtimore, në nderim të figurës së Tahir Mehës. (Teatri Kombëtar, ora 13:30)
- Drejtori i USAID-it James Hope do të jetë prezent gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të USAID-it, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Themelore të Prishtinës, Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Gjykatës Themelore të Gjakovës, dhe Gjykatës Themelore të Ferizajit. (Hoteli Sirius, ora 14:00)
- Kryetarët e dy partivë të boshtit opozitar, AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot do të mbajnë konferencë shtypi. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 14.00)
- Iniciativa Ta Pastrojmë Kosovën në bashkëpunim me operatoret Vala, dhe Z Mobile do të bëjnë lansimin e numrit 55244, në të cilin mund të dërgoni mesazhe dhe ta ndihmoni fushatën "Dhuro 1 euro, kontribuo edhe ti në pastrimin e Kosovës". (Salla e konferencave Orion, ora 14:00)
- Dega e I-rë e LDK-së, Kodra e Trimave në Prishtinë, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel Apollonia në Kondrën e Trimave, ora 17:00)
- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizon eveniment me moton Infermierët - Forcë për ndryshim Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë. (Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizojnë konferencën Orientimet Strategjikje të qeverisjen Lokale 2016 2026. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, si pjesë e forumit FOL Hapur. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)
- Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me rradhë Ditën ndërkombëtare të infermierisë me ç'rast do të ketë aksion për dhurimin e gjakut. (Oborri i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB do ta shënojnë këtë ditë në mënyre simbolike, duke ofruar kujdes dhe shërbime medicinale falas për qytetaret e interesuar në Prishtinë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën: Orientimet Strategjike të qeverisjes Lokale 2016-2026. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pret homologun e tij nga Maqedonia, Ministrin e Ekonomisë, Driton Kuqi me bashkëpunëtorë me ç'rat mbajnë edhe një konferencë për media. (Ndërtesa e MZHE-së, ora 10:00)
- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të vizitojë Zveçanin ku do të takohet me Kryetarin e Komunës Vuçina Jankoviqin dhe do të zbulojë pllakën e çerdhes së fëmijëve Lane. (Zveçan, ora 10:10)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi OConnell. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Rrjetin Rinor dhe Debate Center organizon ceremoninë e certifikimit të 250 përfituesve të trajnimit pesë ditor Debatet sipas formatit British Parlamentary. (Sheshin 21, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e rregullt e komitetit për politika dhe financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, ora 11:00)
- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të vizitojë bejë shpërndarjen e kontejnerëve për mbeturina në fshatin Korile në Zveçan. (Fshati Korile11:20)
- Mbahet ceremonia e hapjes se linjë së re për përpunimin e perimeve në Mamushë. (Kooperativa bujqësore "Nektar" në Mamushë, ora 12:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për medie më ç'rast do të flas kryetari i Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri. (Zyrët qendrore të Lëvizjes, ora 13:00)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me një grup afaristësh izraelitë. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:00)
- Kryetari Veseli takohet me Kenneth Deane, udhëheqës i Operacioneve Civile në EEAS. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30)
- Në kuadër të Programi të javës Evropiane te ndërgjegjësimit të popullatës për Pamjaftueshmërinë e Zemrës organizohet një prezantime për mjekë. (Klinika e Kardiologjisë në QKUK, ora 7:45)
- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 8:00)
- Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë organizon ceremoni komemorative në nder të Prof. Dr. Abdylatif Ali Fushës. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe i ftuar do të jetë Blerim Rexha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Shoqata e Kardiologëve të Kosovës dhe Klinika e Kardiologjisë, bëjn informimin e popullatës për pamjaftueshmërinë e zemrës. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve kthyese të organizatave buxhetore, për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ti takojë anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 301, ora 10:00)
- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës organizojnë konferencën për prioritetet e Presidencës së Mbretërisë së Holandës në Këshillin e BE-së, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. (Ndërtesa e qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
- Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë në emër të Koalicionit "Të drejtat e barabarta për të gjithë" organizonkonferencë që ka për qëllim prezantimin e krijimit të një Koalicion të ri, një projekt katër vjeçar i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë: "Koalicioni të drejtat e barabarta për të gjithë". (Hotel Sirius, ora 10:40)
- Kryetari Veseli merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Frang Bardhit, afër Gjimnazit Frang Bardhi në Mitrovicë, dhe më pas në manifestimin i cili organizohet me këtë rast, në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica. (Gjimnazi Frang Bardhi në Mitrovicë, ora 11:00)
- Një koalicion prej 7 OJQ-sh dhe 19 Organizatave të Shoqërisë Civile, të financuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, lansuan një projekt të ri për promovimin e barazisë dhe jo diskriminimit. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët hqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- KUSA se bashku me Alumni Focus Group 2 do te mbajne nje tryeze te rrumbullaket me temen e diskutimit "Luftimi i Ekstremizmit te Dhunshem". (Objekti i Odes Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me identifikimin e temave me interes të komuniteteve lidhur me vizitën studimore në Parlamentin e Republikës së Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët monitorimi i Ligjit të Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë do të vizitojë Kompaninë Gjirafa. (Dragodan, rruga Ahmet Krasniqi, afër Meridianit. ora 11:30)
- Gjimnazi "Frang Bardhi" në Mitrovicë organizon për nderë të 70 vjetorit të themelimit Akademi Solemne. (Shtepia e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 11:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta vizitojë komunitetin kroat në fshatin Janjevë. (Vizita nis nga Kisha e Janjevës, ora 12:00)
- Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona organizon konferencën për shtyp, përkitazi me premierën më të re shfaqjen Ikja nga Gjermania. (Skena e Teatrit Dodona, ora 12:00)
- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takon Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, si dhe trajnerin e tyre Driton Kukajn. (Zyrët qëndrore të AAK-së, ora 12:00)
- Universiteti Amerikan - RIT Kosova organizon ceremoninë e 12-të të Diplomimit të Studentëve. (Kampusi i RIT Kosovës, ora 14:00)
- Kryetari Veseli takohet me një delegacion të Komitetit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:00)
- Departamenti për Krime të Rënda, vazhdon seancen gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e H.B, i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së, si dhe veprës penale përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së. (Gjykatën Themelore në Ferizaj, ora 15:00)
- Organizata Studentore, studentë të pavarur dhe OJQ rinore mbajn konferencën për medie lidhur me kërkesen studentore në protestën e 14 Majit e organizuar nga opozita. (Para Fakultetit të Filologjisë, ora 16:00)
- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë qeap-heimerer organizon tryezën e diskutimeve "Përmirësimi i Reziliencës së sistemeve shëndetësore". (Qeap-heimerer, ora 9:30)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të bëjë hapjen e Konferencës vjetore kombëtare Java e Shkencës 2016 në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Javën e Shkencës 2016, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 10:00)
- Grupi i Grave Deputete i shoqëruar nga ministri Imet Rrahmani, ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj dhe Ekipi i Mamografit mobil bën monitorimin e punës së Mamografit Mobil, i cili aktualisht ndodhet në komunën e Vushtrisë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrrisë, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilin do të behët raporti vjetor për vitin 2015 i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami së bashku me Ministrin e Punës, Arban Abrashi dhe Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të marrin pjesë në lansimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim". (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilin do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova do të mbajë protestë, në shenjë solidariteti me 74 kolegët e tyre, të cilëve iu ndërpre marrëdhënia e punës të shtunën e kaluar. (Para objektit ElektroKosova, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mban konferencë për medie. (Selinë e Partisë Demokratike në Prishtinë, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë Kosovare te Pronës, shqyrtimi i Raportit vjetor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)
- Pronari i Kompanisë Meka, Burim Piraj mban konferencë për media për prezantimin e kontratës së MEKA me Majlinda Kelmendin Kampione e Botës në Xhudo. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:30)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e saj, Driton Kuka. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:30)
- Hapet ekspozita e 3-të personale e Piktorit Liridon Gashi - Lari, nga Suhareka. (Lokalet e " Shtepisë së Felbahut në Suharekë, ora 16:00)
- Mbahet ceremonia e promovimit të librit "Për Gjermaninë" histori diplomatike dhe kujtime, te diplomatit të shquar shqiptar Bashkim Zeneli. (Objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim dhe GIZ-CDBE organizojnë punëtorinë për prezantimin e draftit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës - PSAK 2017-2021. (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën lansimin e rezultateve të edicionit të veçantë të sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë mbi Trendet e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike. (Salla e Konferencave "Orion", ora 10:00)
- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencë për media në të cilën do të flasin Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri lidhur me raportimin e të hyrave për periudhën Janar - Prill 2016. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani takohet me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi. (Ndërtesa e Ministrin se Shëndetësisë, ora 11:00)
- Ministri Kujtim Shala, pret në një takim drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kryetarin Fadil Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, pas suksesit të jashtëzakonshëm të federatës, tashmë e pranuar në UEFA. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)
- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial Baza e parë e UÇK-së. (Fshati Lladoc, Komuna e Podujevës, ora 12:00)
- Ministria për Forcën e Sigurisë organizon ceremoninë zyrtare të shpalljes "Ushtari më i mirë, 2016" i Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari", ora 13:00)
- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj - Lulzim Aliu, mban konferencën për medie, me temë Kryetari Sfarqa bën lojë edhe me varreza". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 13:00)
- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejsm Houp, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, do tu bashkangjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të shpargut. (Tregu i Gjelbër, afër kompleksit Qafa në Prishtinë, ora 14:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:45)
- Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët adresimi i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, znj. Federica Mogherini, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)
- Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës do të organizoj pritje protokollare me rastin e vizitës së Përfaqësuesve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e UNDP-së organizon punëtorinë në të cilën do të prezantohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport. (Hotel Emerald, ora 9:00)
- Studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht studentët Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik organizojnë konferencën ndërkombëtare stundentore të njohur si UPISC16. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:30)
- Rektori i Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina", Marjan Dema pret në takim Deputeten Shqiptare në Parlamentin e Kroacis znj. Ermine Leka. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
- Instituti GAP organizon konferencën për media lidhur me monopolin në homologimin e veturave të importuara. (Zyrët e Institutit GAP, Qyteza Pejton, tek Ambasada Norvegjeze, ora 10:30)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon Panelin Diskutues me temë Anëtarësimi i Kosovës në OBT: Një vlerësim i përfitimeve dhe kostove potenciale. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)
- Ministria për Forcën e Sigurisë organizon ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 10:50)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët raporti vjetor për vitin 2015 i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Kryetari i Vetëvendosjes!-s Visar Ymeri, bashkë me sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj dhe me deputeten Donika Kadaj Bujupi, do ta vizitojnë Qendrën e Vetëvendosjes në Ferizaj ku edhe do t'u drejtohen mediave me një konferencë të rëndësishme. (Zyrët e Vetëvendosjes në Ferizaj, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 3 maj 2016, bën vënien e gurthemelit të kopshtit për fëmijë Nina, në Mitrovicë. (Lagjja Bair në Mitrovicë, ora 11:00)
- Presidenti Thaçi pret në takim rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon prezentimin e rezultateve të sondazhit Besueshmëria në Mediet Kosovare. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)
- Profesori polak Walter Janusz Zelazny, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së në temën: Ku ndodhet në kuptimin politik Perëndimi e ku Lindja, si dhe ku është Veriu e ku Jugu, nëse bëhet e qartë se në mes nuk ka Qendër?. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 12: 30)
- Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit te kontratave me grupin e parë të studentëve për angazhimin në punë praktike të studentëve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. (Ndërtesa e Qeverisë, salla - P38, ora 13:30)
- Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës organizojnë konferencë me rastin e lansimit të raportit Indikatorët e Medias e cila mbahet më rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. (Salla e konferencave në Orion, ora 14:00)
- AAK dhe Nisma mbajnë tubim të përbashkët mobilizues për protestën e 14 Majit. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 15:00)
- Educational Centre Kosova bën promovimin e librit akademikë të përkthyer në gjuhën shqipe "Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit" në përshtatje nga pegagogët dhe studentët e çdo fakulteti të gazetarisë, komunikimit masivë dhe shkencave sociale të institucioneve të arsimit të lartë publiko-privatë si në Shqipëri, ashtu edhe në territoret shqipfolëse jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. (Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 16:00)
- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare Kuvendi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 16:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shënon 16 vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 18:00)
- Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi organizon pritje për përfaqësuesit e medieve. (Hotel Sirius, ora 19:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - Pamje dhe deklarata)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar martirëve të rënë në fshatin Studime të Vushtrrisë. (Varrezat e martirëve në fshatin Studime, ora 11:30)
- Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë mban ligjërata me temën "Trajtimi i rasteve të ngacmimeve seksuale. (Shkolla fillore Shaban Shala në Podujevë, ora 9:00)
- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë, me fokus në luftimin e korrupsionit. (Salla e Konferencave Orion, ora 9:30)
- Komuna e Vushtrrisë, në partneritet me Komunën Vaxjo nga Suedia si dhe projektin "Qendra për Grumbullim, Sortim e Paketim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri " implementuar në partneritet me Prishtina REA dhe përkrahur nga BE, si dhe nga AZHRV mbajnë konferencën rajonale Ndërmarrësia Sociale dhe Punësimi. (Kalaja e Qytetit në Vushtrri, ora 9:30)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)
- OSBE në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës do të organizojnë konferencë rajonale me temë financimin e transmetuesit publik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Kolegjit AAB, Kolegjit Universum, Kolegjit Dardania si dhe Kolegjit Pjetër Budi, për angazhimin e studentëve të këtyre kolegjeve për kryerjen e punës praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencitë që janë në varësi të MF-së. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11 - salla e Konferencave, ora 10:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të fillojnë projektin Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do të ketë takim me Janez KOPAC, Drejtor i Sekretariati të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, Austri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:30)
- Kryetari Veseli pret në takim skuadrën e basketbollit "Sigal Prishtina", e cila ditë më parë ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike në basketboll. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilën do të shqyrtohen disa projketligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 11:00)
- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë, në të cilën do të ketë Adresim të sfidave që dalin nga raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2015 dhe nga Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në tubimin qendror për shënimin e 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Fshati Meje, komuna e Gjakovës, ora 11:00)
- Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës do të fillojnë protestat kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Para selisë së MPMS-së, ora 11:30)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të realizojë një vizitë në Spitalin e Përgjithëshëm të Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 12:30)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën nderime dhe vendos lule pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur. ( Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:30)
- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Bizneit në Korrotice e Eperme, ora 13:00)
- Mbahet ceremonia e lëshimit të funksionalizimit te E- kioskave në Komunën e Mitrovicës. (Para objektit të Komunës së Mitrovicës, ora 13:00)
- Instituti Demokratik I Kosovës mban konferencën për media e cila organizohet së bashku me specialistët e diskriminuar të mjeksisë, ku do të prezantohen shkeljet ligjore dhe diskriminimi në punë. (Zyret e KDI-së, ora 14:00)
- Prezantohet kampi për grupmosha të reja të shkollës së futbollit të FC Barcelonës, i quajtur zyrtarisht FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016. (Hotel Sirius, ora 14:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. Në konferencë do të flasë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. (Zyret e Vetëvendosje, ora 14:00)
- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Gjilanit, Kamenicës, Vitise, Novo Bërdës e Kllokotit ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 16:00)
- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Ferizajt, Kaçanikut, Han i Elezit dhe Shterpcë ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Teatrin e qytetit Ardiana Abdullahu në Ferizaj, ora 18:00)
- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së ateliesë dhe prezantimit të koleksionit pranverë- verë 2016, të disenjatorës Vjollca Llapashtica. (Ateliea e Vjollca Lapashticës, afër Komunës së re të Prishtinës, rr. Ahmet Krasniqi, Lagjja Arbëria, ora 19:00)
- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe Katarina Josipi. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 9:00)
- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta prezantoj raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2015. (Ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 10:00)
- Panairi i Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë Travel Fair 2016 do të hap edicionin e 13-të me rradhë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohen raporti i Projektligjit për Enërgjinë, raporti i Projektligjit për Rregullatorin e Enërgjisë si dhe raporti i Projektligjit për Falimentimin;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë Si ta shndrrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republiken e Kosovës?. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
- Me rastin e lansimit zyrtar të projekteve të reja në kuadër të Lehtësimit për Shoqërinë Civile dhe Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, EUOK organizon një Panair të Projektit në Bulevardin Nëna Terezë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)
- Kryetari Veseli merr pjesë, në cilësi të panelistit, në Konferencën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. (Swiss Diamond, ora 10:30)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e Rrumbullakët me temën "Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?", të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
- Instituti Demokratik I Kosovës organizon konferencën për media, me qëllim të shpalosjes të së gjeturave të monitorimit për furnizim të centralizuar me derivate. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendoje! Besa Baftiu mban një aktivitetet lidhur me Odat e Mjekëve dhe Sigurimet Shëndetësore. (Takimi me gazetarë bëhet tek ish Rilindja, përballë Hotel Prishtinës, ora 11:30)
- Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e Shoqatave Familjare të të Zhdukurve të Kosovës vendos buqeta lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur si dhe mbajnë konferencë për media mbi gjendjen e procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. (Përballë ndërtesës së Kuvendit, ora 11:55)
- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon Konferencën me titull Diçka për Inovacionin?. (Pallati i Rinisë, salla e kuqe, ora 12:00)
- Nëndegët e LDK-së në Rugovë të Pejës mbajnë konferencë për media në lidhje me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. (Zyrët e LDK-së në Pejë, ora 12:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në përurimin e fabrikës për përpunimin e qelqit në Mitrovicë. (Parku Industrial Trepça, ish-objekti i Fabrikës së Akumulatorëve në Mitrovicë, ora 12:00)
- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizon EU Talks-in e radhës me panelin diskutues që shqyrton çështjen e Çfarë modeli arsimor i duhet Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)
- Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 15:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Ministrin gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, si dhe Sekretarin francez të Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Désir. (Kabineti i Presidentit, ora 16:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministrin Gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, si dhe Sekretarin Francez të Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:20 - vetëm pamje)
- Volkswagen dhe Baki Automobile shënojnë jubileun e 17 të veprimtarisë në Republikën e Kosovës. (Objekti i Baki Automobile, Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometrai i 5-të, ora 19:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Dogana e Kosovës, Projekti i Binjakëzimit dhe zyra e BE-së në Kosovë orgaizojnë konferencën përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit "Mbështetje për Doganën e Kosovës". (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Grupi i Grave Deputete te përkrahur nga OSBE organizojn tryezen me temë "Ndarja e buxhetit për strehimore, për ndihmë në rehabilitim dhe fond për kompensim të viktimave të dhunës në baza gjinore, me fokus në dhunën në familje". (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës, organizon tryezën e rrumbullakët me temë Diskriminimi në punë dhe lidhur me punën. (Villa Gërmia, ora 9:30)
- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ku do te behet rishqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare organizon konferencë me temë Sfidat dhe e ardhmja e sektorit të energjisë në Kosovë. (Ambientet e restaurant Orion, ora 10:00)
- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairí O'Connell viziton Prizrenin ku edhe merr pjesë në "Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale". (Restaurant Villa 100, Prizren, ora 11:00)
- Kryeministri Isa Mustafa vizitë në "Panairi 2016" në objektin e panaireve. (Qendra e Panaireve, Bërnicë, ora 11:00)
- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët raportimi i ekspertit për përgatitjen e dokumenteve për nismën ligjore, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Nën patronatin e Departamentit të Ekonomisë të AAK-së, mbahet konferenca me temë Alternativat e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës". (Hotel Emerald, ora 11:00)
- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon konferencen "Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale". (Restaurant Villa 100, Prizren, ora 11:00)
- Mbahet takimi i përbashkët në mes agjencive mbikëqyrëse të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të dy vendeve Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. (Objekti i Drejtorisë së Policisë në Kukës, ora 11:00)
- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairí O'Connell viziton Organizaten Jo qeveritare Pema në Prizren e cila implementon një projekt të ambasadës. (Prizren, ora 13:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Objektit social në Stantërg të Mitrovicës. (Stantërg, Mitrovicë, ora 13:00)
- Ministria e Shëndetësisëm Caritas Kosova dhe Komuna e Rahovecit do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e komunës së Rahovecit. (Ministria e Shëndetësisë, salla 128, ora 13:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqën për bashkëfinancimin e projektit Funksionalizimi i Bifurkacionit në Lumin Nerodime. (Komuna e Ferizajt, ora 14:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian organizon ngjarjen përmbyllëse te projektit Bashkëpunimi Ndër-kufitar në Viti. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 14:30)