Ngjarjet e datës 21 Qershor 2016
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim drejtorin e Komitetit për Etikë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Omar Ashmaëy. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00)
- Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, në mbështetje të programit TAIEX të Bashkimit Evropian, organizojnë punëtorinë me temën Sistemi i Menaxhimit Kolektiv të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta. (Hotel AFA, ora 9:00)
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore e organizon punëtorinë me temën Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)
- Ministria e Integrimit Evropian së bashku me Ambasadën e Republikës së Francës dhe Rrjeti i Qendrave Rinore të Kosovës organzion konferencën Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rinor - nga perspektiva rajonale tek ajo evropiane. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do të diskutohet për Harmonizimin e qëndrimeve me Komisionin për Buxhet dhe financa, lidhur me Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 10:00)
- Komuna e Prishtinës shënon Festën e Muzikës. (Sheshi Zahir Pajaziti", ora 10:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mban mbledhje komemorative për Tomë Hajdaraj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, i cili ndërroi pas një sëmundjeje të rëndë. (Shkolla e muzikës Prenk Jakova në Gjakovë, ora 10:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremoninë e hapjes së qendrës Evropa në Prizren. (Qendra Evropa, Prizren, ora 10:30)
- Instituti GAP organizon konferencën për media me temë "Sa i zbatojnë ligjet komunat e Kosovës?". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
- Ministria e Financave dhe Oda Ekonomike e Kosovës organizojnë tryezë publike me përfaqësuesit e Ndërtimtarëve ku do të diskutohet për Tatimin e Vlerës së Shtuar. (Ndërtesa e Odës Ekonomike të Kosovë, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Ndihmë Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)
- Ministri i Diasporës, Valon Murati për të zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Valën, pret në një takim drejtorin e Valës, Agron Mustafa për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit. (Ministria e Diasporës, ish objekti i Gjykatës Themelore - prapa Muzeut Kombëtar, ora 11:00)
- Forumi i Gruas së LDK-së organizon konferencën me temë "Politikat e Qeverisë në fuqizimin ekonomik, social e politik të gruas". (Swis Diamond, ora 12:00)
- Varroset Tomë Hajdaraj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, i cili ndërroi pas një sëmundjeje të rëndë. (Varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Palabardh, ora 13:00)
- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së-PSBE dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, do të shënojnë nisjen e punimeve ndërtimore për tri projekte të ndryshme në Mitrovicën e Veriut. (Ndërtesa e Qendrës Shëndetësore dhe parku i qytetit, Mitrovica e Veriut, ora 14:00 )
- Parlamenti Studentor i Univeritetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" për nder të mujait të shenjtë të Ramazanit shtron iftar në menzën e studentëve për studentët dhe stafin akademik të UP-së pa dallim. (Menza e Studentëve te konviktet, ora 20:15)