Ngjarjet e datës 4 prill 2022
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skënderaj me Kompaninë R&R. (Qendra e Kompetencës në Skënderaj, ora 10:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Organizatës Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT ku do të bisedohet për parimet për ballafaqimin me të kaluarën në kontekstin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)
- Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave. (Parku i Lirisë në Ferizaj, ora 11:30)
- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)
- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug organizojnë diskutimet me gazetarë, redaktorë dhe akterë të tjerë ndërkombëtar, rajonal dhe lokal, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve. (Kino Armata, ora 14:00)
- Mbahet konferenca për media e organizuar nga Komisioni për verifikimin e kandidaturave të Federatës Sindikale te SHëndetësisë për shpalljën e kandidaturave për Kongresin e IV-të FSSHK-së. (Zyrët Qendrore të FSSHK-së, ora 15:00
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00)
- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, mbahet Akademi nderimi e mirënjohjeje për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)