03 Shkurt 2023

Zvicra do të ndajë 20 milion franga për resurset ujore në Kosovë

Prishtinë, 21  nëntor - Ministri i Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me këshilltarin e tij të jashtëm, i cili vjen nga Zvicra, Pierre Kohler dhe këshilltarin e Këshillit Ndërministror për Ujëra Baton Begolli kanë pritur në takim ambasadorin e Zvicrës,  Jean-Hubert Lebet , ku biseduan për sfidat e sektorit të ujërave dhe shkëmbimin e  ideve për ndërmarrjen e iniciativave  të ndryshme në përmirësimin e sektorit të ujit në vendin tonë.

Ministri Matoshi prezantoi para ambasadorit zviceran sfidat dhe projektet që MMPH po implementon  në përmirësimin e ujërave, në ndërtimin e rezervave të reja ujore, rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza etj.

Nga ana tjetër ambasadori Lebet informoi ministrin Matoshi që Zvicra do të fillojë një programi 12 vjeçar me vlerë prej 20 milion CHF për menaxhimin e integruar të resurseve ujore në Kosovë.

Temë tjetër e takimit ishte mbarëvajtja e takimit të fundit të Këshillit Ndërministror për Ujërat ku Ministri shprehi interes që përkrahja ndaj Ministrisë në veçanti të jetë më e madhe për të përballuar sfidat e sektorit.

Ambasadori Lebet shprehi vlerësimin e tij se tani ka një partner të përkushtuar në Ministri dhe vlerësoi gatishmërinë e Ministrit në veçanti dhe kabinetit të tij për bashkëpunim.

Gjatë këtij takimi ministri Matoshi kërkoi nga ambasadori zviceran përkrahjen e shtetit që ai përfaqëson për t’i mundësuar Kosovës qasje tek institucionet ndërkombëtare dhe fondet për ujërat dhe ndryshimet klimatike ku Kosova fatkeqësisht ende  nuk ka qasje direkte.

Në fund ambasadori zviceran premtoi që do të angazhohet në këtë drejtim që Kosova të marrë pjesë në iniciativa dhe mekanizma rajonal dhe global në fushën e mjedisit si dhe të përkrahet me fonde për mbrojtjen e mjedisit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)