02 Shkurt 2023

Zgjidhja e ujit të pijes për Klinën është çështje muajsh

Klinë, 8 shtator - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot komunën e Klinës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Halli kryesor i Komunës së Klinës është uji i pijes dhe qytetarët e kësaj komune gjatë muajve të nxehtë nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Ministri Blerim Kuçi këtë kishte edhe synimin kryesor të vizitës, për të ardhur në versionet e duhura për të gjetur zgjidhjen e ujit të pijes, sikur zgjidhjen emergjente, ashtu edhe afatgjate.

“Bashkë me ne kanë qenë edhe ekspert dhe udhëheqës të ndërmarrjes qendrore që merret me menaxhimin e ujërave “Hidrodrini”.

Duke marr parasysh që Ministria jonë menaxhon me të gjitha ndërmarrjet publike që janë në fushën e ujërave jemi dakorduar edhe në përkrahjen buxhetore por edhe në asistencë teknike për furnizimin me ujë emergjent në Komunën e Klinës dhe që ta bëjmë një studim për zgjidhjen afatgjatë për furnizim me ujë të pijshëm. Kjo ka qenë arsyeja e takimit dhe do të shkojmë më tutje”, ka thënë Kuçi, që ka vizituar edhe stacionin e ujësjellësit të Klinës.

Ministri Kuçi në Klinë ka prezantuar edhe projektet e së ardhmes që janë planifikuar në buxhetin e viteve të ardhshme që kanë të bëjnë me ambient dhe zhvillim ekonomik.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)