29 Mars 2024

Vragolia, Henci, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit pa ujë të pijshëm

Fushë Kosovë, 11 janar - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e këtyre zonave: Vragolia, Henc, Miradi e Ulët, Sllatina dhe Parku i Biznesit se, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë, vetëm bazohemi dhe po e përcjellim në vazhdimësi  situatën e krijuar deri në stabilizimin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)