01 Shkurt 2023

Volkswagen pezullon prodhimin në fabrikat ruse

Moskë, 25 mars - Gjigandi automobilistik gjerman Volkswagen sot ka vendosur të pezullojë përkohësisht prodhimin e tij në objektet ruse midis 30 marsit dhe 10 prillit.

Pezullimi në fabrikat Kaluga dhe Nizhny Novgorod u nxit nga paqartësitë mes mungesës së furnizimit nga Evropa, sipas një deklarate të kompanisë.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Bizneseve Evropiane, shitjet e automjeteve Volkswagen në Rusi kanë rënë me 2 për qind nga viti në vit në 104,000 në vitin 2019.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)