03 Shkurt 2023

Volkswagen përkohësisht ndërpret prodhimin në Evropë për shkak koroanavirusit

Frankfurt, 18 mars - Gjigandi automobilistik gjerman Volkswagen ka mbyllur prodhimin në fabrikat e saj në Evropë për shkak të përhapjes së koronavirusit potencialisht vdekjeprurës.

Kompania tha se kanë ndaluar prodhimin në Evropë për dy javë. Masat e marra nga autoritetet në vendet evropiane për të luftuar përhapjen e koronavirusit parandalojnë shpërndarjen e pjesëve të automjeteve, që është një faktor tjetër pse Volkswagen ka vendosur të ndërpresë përkohësisht prodhimin.

Deklarata tha se fabrikat e Volkswagen në Bratislavë, Pamplona, Palmela, Wolfsburg, Emden, Dresden, Osnabruck, Zwicka, Brunswick, Chemnitz, Hanover, Kassel, Salzgitter dhe kompleksi Sitech janë mbyllur përkohësisht.

Nga nesër fabrikat e prodhimit të VW do të ndërpresin punë dhe kjo është kompania e parë e madhe gjermane që mori një vendim të tillë në kulmin e pandemisë globale të koroanvirusit.

Kompania Vokswagen ka 275,000 punëtorë në 72 fabrika në Evropë, dhe numëron 670,000 të punësuar në të gjithë botën.

Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe më pas u përhap në të paktën 163 vende dhe territore në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Covid-19 e ka shpallur pandemi.

Më shumë se 198,000 njerëz janë të infektuar nga virusi në të gjithë botën. Të paktën 7.990 njerëz kanë vdekur nga sëmundja dhe 82.779 njerëz janë shëruar.

Pasi përhapja e virusit në Kinë filloi të bjerë dhe jeta filloi të kthehej normalitetit, OBSH e shpalli Evropën epiqendrën e re të koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)