02 Shkurt 2023

Venezuela do të rrisë prodhimin e naftës me 400,000 fuçi në ditë

Karakas, 9 mars - Venezuela mund të rrisë prodhimin e saj të naftës me 400,000 fuçi në ditë për të ndihmuar në zëvendësimin e naftës ruse.

Kreu i Dhomës së Naftës në Venezuelë, Reinaldo Quintero, tha për BBC se vendi i Amerikës së Jugut ka infrastrukturën për të rritur nivelet e tij të prodhimit nga 800,000 fuçi aktuale në 1.2 milionë.

“Kjo do të na bëjë të aftë të furnizojmë një pjesë të nevojës në tregun e Amerikës së Veriut,” tha ai.

Komentet e tij vijnë mes raporteve për një vizitë të papritur të fundit të zyrtarëve amerikanë në Karakas, për t’u takuar me qeverinë e presidentit Nicolas Maduro, e cila aktualisht po përballet me sanksione të SHBA.

Disa anëtarë të Kongresit kanë qenë kritikë të ashpër ndaj përpjekjeve për të ringjallur lidhjet me Venezuelën, një aleat i palëkundur rus.

Quintero tha se nuk pret që sanksionet – të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump – të hiqen, por se administrata Biden ka të ngjarë të lëshojë licenca që lejojnë kompanitë e huaja të operojnë në Venezuelë, duke i përjashtuar ato nga sanksionet.

Kjo, tha ai, do të lejonte gjithashtu investimet e huaja shumë të nevojshme në industrinë e naftës të Venezuelës të uritur për para dhe do të lehtësonte mungesën e punëtorëve të trajnuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)