24 Shtator 2021

Vendet e OPEC pajtohen për ulje të prodhimit të naftës me 10 milionë fuçi në ditë

Vjenë, 10 prill - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), dhe vendet aleate janë pajtuar për të ndalur prodhimin e naftës për 10 për qind, me qëllim të luftimit të rënies së kërkesës pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi.

Ky grup ka thënë se në muajin maj dhe qershor do të zvogëlojë prodhimin për 10 milionë fuçi, për të ndihmuar në ngritje të çmimeve. Këto masa është thënë se do të lehtësohen në prill të vitit 2022.

OPEC Plus, që përbëhet nga vendet anëtare të OPEC-ut dhe aleatët, përfshirë Rusinë, kanë mbajtur të enjten video-konferencë për këtë çështje.

Bisedimet janë komplikuar si pasojë e mospajtimeve në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Megjithatë ky grup është pajtuar për zvogëlimin e prodhimit ditor për 10 milionë fuçi. Ndërkohë pritet që kombet tjera të ndalin prodhimin e tyre ditor për 5 milionë fuçi.

Pas zhvillimit të një takimi në muajin mars, Arabia Saudite dhe Rusia patën rritur prodhimin e naftës, me qëllim të rikthimit të fitimeve në tregje, pas rënies së kërkesës në botë për këtë produkt.

Ky vendim, bashkë me zhvillimet e lidhura me koronavirusin e ri, kanë nxitur uljen e çmimit të naftës në nivelin më të ulët në 18 vjetët e fundit.

Së fundmi është parë përmirësim në çmime, sidomos pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump një javë më parë, i cili ka thënë se pret që Arabia Saudite dhe Rusia t’iu japin fund mospajtimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)