14 Gusht 2022

Vazhdon identifikimi i kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit

Prishtinë, 16 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP)  ka njoftur së në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, me komisione të veçanta është duke vazhduar me identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e  kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, manipulimeve me ujëmatës dhe keqpërdorimeve të formave të tjera.

KRUP ka njoftuar se vetëm muajin e fundit janë kontrolluar shumë zona, derisa janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i  konsumatorëve të cilët kanë manipuluar me ujëmatës.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr. 06 / L - 074, Neni 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë.

Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët po vazhdojnë  me  veprime konkrete në terren.

"Në të njejtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që  të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet ( me këste mujore 12 - 36 muaj ) varësisht nga shuma totale e borxhit", thekson KRUP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)