24 Korrik 2021

Ujësjellësit Prishtina realizon punime teknike në rrugën "Llapi"

Prishtinë, 4 dhjetor -  Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Bëhet fjalë për punime në ndrrimin e gypit të ujit në rrugën " Llapi" në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU"Prishtina" dhe Komuna e Prishtinës.

Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm.

Andaj, KRUP njofton konsumatorët e rrugës " Bajram Bahtiri " dhe rrugët përreth , se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)