18 Prill 2024

Ujësjellësi Prishtina do të furnizoj me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë

Prishtinë, 31 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se ashtu sikurse tërë vitin 2019, edhe sot dhe duke vazhduar edhe më tej, ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellēsit do të jenë në gjendje gatishmërie që t'u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellēsit në zonat ku jetojnë.

Gjatë natës së sontme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal " Prishtina" sh.a. me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)