28 Mars 2024

Turqia e rriti me 1,5 milionë fuçi prodhimin e naftës në 2020

Ankara, 2 shkurt - Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez tha se prodhimi i naftës i Turqisë në vitin 2020 i tejkaloi 22 milionë fuçitë, duke u rritur me 1,5 milionë fuçi krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në një postim që ka bërë në profilin e tij në «Twitter» ministri Donmez tha se me hapat e hedhur vitin e kaluar në çdo fushë të energjisë është përshpejtuar edhe prodhimi i naftës, ndërsa shtoi se do ta bëjnë Turqinë një qendër prodhimi dhe teknologjie në energji.

Postimin e tij ministri Donmez e shoqëron me infografikë, që pasqyron shifrat e prodhimit të naftës bruto për vitet 2019 dhe 2020. Ministri njofton se në vitin 2019 është realizuar një prodhim total nafte bruto prej 20 milionë e 750 mijë fuçi, nga të cilat 14 milionë e 664 mijë fuçi kanë qenë të sektorit publik dhe 6 milionë e 85 mijë fuçi kanë qenë të sektorit privat.

Kurse në vitin 2020, 16 milionë e 613 mijë fuçi naftë bruto u prodhuan nga sektori publik dhe 5 milionë e 656 mijë fuçi naftë bruto u prodhuan nga sektori privat, dhe rritja vjetore ishte 1,5 milion fuçi, shprehet ministri në vijim të mesazhit të tij në «Twitter».

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)