19 Gusht 2022

“Toyota”paraqiti probleme në motorat e 270.000 automobilave

Tokio, 2 korrik - Kompania japoneze “Toyota” sot lajmëroi se rreth 270.000 automobila të shitura në mbarë botën, duke përfshirë edhe sedanët luksoz “leksus”, kanë gabime në motorët.

Një përfaqësues i prodhuesit më të madh të automobilave në botë, siç transmeton Asoshiejted pres, deklaroi se kompania është duke shqyrtuar se si ta zgjidh  problemin me fikjen e mundshme të motorëve gjatë vozitjes, pa mos vërtetuar nëse është marrë vendim për tërheqjen e automjeteve sportive.

Toyota tenton ta pastrojë imazhin e saj pas tërheqjes së më shumë se tetë milionë automjeteve në mbarë botën për shkak të shpejtësisë së papritur dhe gabimeve tjera.

Prej 270.000 automobilave me probleme në motorat, 180.000 janë shitur jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër në Japoni. Kompania kumtoi se ka marrë rreth 200 ankesa, si dhe atë se disa vozitës theksojnë se “motorët u lëshojnë disa zëra të çuditshme”.

Nuk ka informata për fatkeqësi eventuale të shkaktuara prej këtij problemi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)