23 Prill 2024

Toyota, riparim falas për makinat hibride Prius

Tokio, 10 shkurt - Shtypi japonez njofton se firma Toyota do t’u kërkojëqindra mijëra qyetarëve të çojnë për riparim falas makinat  hibridePrius, një prej modeleve më popullore të Toyotës, që kanë frenadifektoze.

Toyota nuk e ka konfirmuar këtë njoftim. Problemi me frenat mund të jetë i pranishëm në 270 mijë makina Prius që janë në përdorim në Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara. 

Toyota ka marrë rreth 100 ankesa nga individë të ndryshëm, që thonë se në situata të caktuara,  përkohësisht, frenat duket se pushojnë së funksionuari. 

Toyota, firma më e madhe në botë e prodhimit të makinave, ka tërhequr nga qarkullimi miliona makina të tjera të modeleve të ndryshme, që kanë probleme me pedalin e gazit.

Kongresi amerikan ka kërkuar zhvillimin e senacave dëgjimore lidhur me problememt me makinat Toyota. Seanca e parë pritet të zhvillohet të mërkurën, kur për të dëshmuar janë thirrur, presidenti i filialit të Toyotës për Amerikën e Veriut, Joshimi Inaba, si dhe zyrtarë amerikanë të sektorit të transportit dhe sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)