05 Shkurt 2023

Thellohet bashkëpunimi në mes të Ujësjellësit në Bursa dhe KRU Prishtina

Prishtinë, 6 gusht - Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ''Prishtina'' gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion nga Turqia, respektivisht zyrtarët më të lartë të ujësjellësit të Bursës " Buski".

Me këtë vizitë ata thelluan bashkëpunimin me KRU" Prishtina", pas takimit që patën edhe vitin e kaluar. Vizitën e tyre në Ujësjellësin e Prishtinës e mirëpritën kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa me zyratët e lartë dhe menaxherët.

Ata sërish u njoftuan për së afërmi me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Komunat në të cilat ofrojmë shërbime , projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” etj.

Qëllimi i kësaj vizite kishte për fokus ngritjen e kapaciteteve me mbështetje profesionale nga ana e tyre, luftimi/ reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale të ujit dhe optimizimi i proceseve të trajtimit të ujit, makineria që shfrytëzohet për reduktimin preciz të humbjeve të ujit, etj.

Ata po ashtu vazhduan të na mbështesin në ofrimin e bashkëpunimit për shkëmbim informacionesh dhe përvojash në të mirë të zgjidhjes afatgjate, furnizim të qëndrueshëm me ujë.

Pas përfundimit të vizitës në ujësjellës ata vizituan edhe Ministrinë e Ekonomisë të cilët u mirëpritën nga drejtori i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërrmarrjeve Publike z. Besim Imeri bashkë me stafin e tij.

Vizitat e tyre u realizuan edhe në Impiantet e trajtimit të ujit, prej të cilave furnizohen me ujë të pijshëm pjesa dërmuese e konsumatorëve.

Vizitën e realizuan dy zëvendës drejtorë të Ujësjellësit të Bursës " Buski" , z. Ibrahim Yedikardes dhe z. Mesut Boz me stafin e tyre përcjellës.

Ua kujtojmë se, KRU,,Prishtina,, ofron shërbime për ujësjellës dhe kanalizim në 40% të territorit të Republikës së Kosovës, në gjithsej 8 komuna si:  Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Graçanicë, Lipjan, Podujevë dhe Drenas.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)