14 Gusht 2022

Të ardhurat e naftës të Rusisë zvogëlohen për 35 për qind

Moskë, 11 gusht - Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë duke u ulur për 34,8 për qind në periudhën janar-qershor në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Doganor të Rusisë, vëllimi i eksportit të naftës në vend në 6 muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 u zvogëlua për 2,6 për qind duke arritur në 125 milionë tonë.

Në periudhën në fjalë edhe të ardhurat nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë me një ulje prej 34,8 për qind.

Të ardhurat e vendit nga eksporti i naftës edhe vitin e kaluar në krahasim me një vitë më parë kishin shënuar ulje për 6 për qind duke arritur në 121 miliardë dollarë.

Eksporti i naftës dhe gazit natyror përbëjnë rreth 40 për qind të buxhetit federal të Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)