26 Prill 2024

Sot do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Prishtinës

Prishtinë, 30 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Arbëria”, ndërtesat e Tregtisë në pjesën e poshtme të Komunës së Prishtinës afër hekurudhës  si dhe Kazerma “Adem Jashari” se, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i pusetave.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)