29 Mars 2024

Shtresa e naftës arrin në bregdetin e Shteteve të Bashkuara

Louisiana, 30 prill - Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur siç pritej në bregdetin e shtetit të SHBA-së Louisiana. Nafta e derdhur ka nisur të hyjë në deltën e Mesisipit.

Valët e larta bënë që të dështonin përpjekjet për të penguar përhapjen e naftës me barriera lundruese.

Të kërcënuar ndër të tjera janë sistemi ekologjik  dhe ekonomia e peshkimit. Qeveria amerikane  foli për një "katastrofë kombëtare", ndërkohë që në Lousiana është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Presidenti Barack Obama urdhëroi që të angazhohet edhe ushtria dhe marina detare për ndalimin e shpërndarjes së shtresës së naftës.

Koncerni britanik, BP operatori i platformës së naftës që pësoi havari, kërkoi zyrtarisht ndihmë nga Pentagoni.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se BP do të marrë përsipër shpenzimet për pastrimin e ambjentit.

Ushtria amerikane është bashkuar me rojën bregdetare në përpjekje për të ndalur përhapjen e njollës së naftës në Gjirin e Meksikës.

Në oqean mund të jetë derdhur pesë herë më shumë naftë nga sa është llogaritur, pas shpërthimit të platformës javën e kaluar.

Njolla e naftës ka një përmasë prej 45 dhe 105 miljesh, pothuajse sa sipërfaqja e Xhamajkës, dhe po u drejtohet brigjeve amerikane.

Ndërkohë, një rrjedhje tjetër nafte është zbuluar dhe ekspertët paralajmërojnë se katastrofa mund të jetë më e madhja e regjistruar ndonjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)