18 Prill 2024

Shpërthim në një minierë qymyri në Poloni, mbesin 4 të vdekur

Varrshavë, 20 prill - Shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në jug të Polonisë sot shkaktoi vdekjen e 4 personave dhe plagosi 19 të tjerë, sipas autoriteteve. Shtatë minatorë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në orën 12:15 sipas kohës lokale rreth 1.000 metra nën sipërfaqe në minierën Pniowek në Pavlovice që operohet nga kompania minerare Jastrzebska Spolka Weglowa ose JSW.

Operacionet e menjëhershme të shpëtimit nga 13 njësi të shpëtimtarëve u pezulluan për shkak të një zjarri, thanë zyrtarët e JSW.

Kontakti me shtatë nga shpëtimtarët është humbur gjatë operacionit, thanë autoritetet e minierës.

Mjekët në spitalin Siemianowice Slaskie, i specializuar në trajtimin e djegieve, thonë se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)