26 Prill 2024

Shpërthen rafineria e naftës në Gjermani

Vohburg, 2 shtator - Të paktën 10 vetë janë plagosur pas një shpërthimi në një rafineri nafte në qytetin bavarez të Vohburg-ut në Gjermani.

Njoftimet thonë se 4 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, ndërkohë shpërthimi dhe zjarri kanë shkaktuar dëme serioze në rafineri.

Pas incidentit u evakuuan rreth 2 mijë banorëve për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit në ajër.

Pak orë më vonë, pasi retë e tymit ishin shpërndarë pjesërisht, njerëzit u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.